Berisha shfrenon fantazinë: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën! U pagua 600 € për 1 votë

 

Sali Berisha sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse se pse ai humbi në mënyrë drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligarkëve. Ai shtoi se në zona si Mamurrasi blerja e një vote kapi dhe shifra deri në 600 euro. 

“Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner. Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj. Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Humbja drastike në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do votëbesohem si kryetar, por pasi të mbrojmë votën e vjedhur


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT