Humbja drastike në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do votëbesohem si kryetar, por pasi të mbrojmë votën e vjedhur

Pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit, statuti i miratuar në dhjetor 2021, po nga Sali Berisha, e detyron këtë të fundit që të votëbesohet në Këshillin Kombëtar, por duket se ky proces do të zgjasë në kohë. Kjo sepse tashmë prioritet për “Rithemelimin” është mbrojtja e votës. Në fjalën e tij në konferencën përjavshme për mediat, Berisha tha se statuti do të zbatohet pikë për pikë, por pasi të ketë përmbushur detyrimin e mbrojtjes së votës.

‘Statuti do të zbatohet pikë për pikë, njëlloj sikur zgjedhjet ishin të lira. Do bëhet pasi të kemi përmbushur detyrimin tonë për mbrojtjen e votës. Mos ju duket ju si proces i thjesht. Sa kohë nuk ta përcaktoj dot, se akoma nuk ka përcaktuar shqyrtimi, por ne do jemi në mbledhje faktesh, nuk bëjmë kurrë akuza pa fakte, nuk po luftojmë për asgjë veçse për votën e lirë, di me thellësinë e bindjes dhe ndërgjegjes sime që Edi Rama kontrolloi zgjedhjet. Unë jam që të bëhet ky proces (vlerësimi i rezultatit),  pastaj ai proces është i rëndësishëm, por do ketë edhe tërësi, jo vetëm analizë, por edhe vendime, sepse shqiptarët nuk votojnë të lirë’, u shpreh ish kryeministri.

I pyetur se sa kohë do të zgjasë procesi i vlerësimit të rezultatit të 14 majit, Berisha tha se këtë gjë nuk e përcakton dot, e për rrjedhojë as nuk dihet se kur do të thërrasë Këshillin Kombëtar.

“Sa kohë nuk ta përcaktoj dot, se akoma nuk ka përcaktuar shqyrtimi, por ne do jemi në mbledhje faktesh, nuk bëjmë kurrë akuza pa fakte, nuk po luftojmë për asgjë veçse për votën e lirë, di me thellësinë e bindjes dhe ndërgjegjes sime që Edi Rama kontrolloi zgjedhjet. Unë jam që të bëhet ky proces (vlerësimi i rezultatit),  pastaj ai proces është i rëndësishëm, por do ketë edhe tërësi, jo vetëm analizë, por edhe vendime, sepse shqiptarët nuk votojnë të lirë”, u shpreh ish kryeministri.

Sali Berisha sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse se pse ai humbi në mënyrë drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligarkëve. Ai shtoi se në zona si Mamurrasi blerja e një vote kapi dhe shifra deri në 600 euro. Në fjalën tij Berisha hodhi akuza në drejtim të Tom Doshit, kreut të PSD-së se nuk ka bërë asnjë ditë fushatë e se ka blerë vota.

‘Çdo këshilltar po u vra në fushatë ka një karakter të papranueshëm. Bëri një darkë për Nikulajn dhe darka ishte të sulmonte Berishën. E vetmja fushatë e aleatit të Ramës në këto zgjedhje ishte një sulm ndaj Berishës dhe pastaj para, para, para.’- tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Humbën zgjedhjet, Partia e Lirisë: Krimi nën komandën e Ramës shkatërroi zgjedhjet! Do mbrojmë votën me çdo çmim

 

Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, i qëndroi argumentit se më 14 maj pati votime nën terrorin e mafies së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, që sipas tij nën tutelën e kryeministrit Rama, shkatërruan zgjedhjet.

‘Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota. Ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, nëpunës bashkie dhe punonjës të administratës publike, grupe kriminale dhe banditë lokalë, deri edhe oligarkë, mësynë drejt qendrave të votimit dhe bënë presion hapur ndaj çdo votuesi, komisioneri dhe numëruesi. Mijëra njerëz u kërcënuan në pragun e shtëpisë dhe në qendrat e votimit për të mos votuar opozitën. Komisionarë dhe vëzhgues u rrahën barbarisht.

Grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes” dhe Policia bënte sehir jo vetëm duke mos reaguar por edhe duke braktisur ditën e zgjedhjeve të gjitha qendrat e votimit. Mbrojtja e votës është objektivi ynë madhor dhe të gjithë energjitë tona do të jetë të përqëndruara në këtë proces! Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve, të cilën jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo çmim!’- tha Blushi.

Ora 13:42
Berisha shfrenon fantazinë: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën! U pagua 600 € për 1 votë

 

Sali Berisha sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse se pse ai humbi në mënyrë drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligarkëve. Ai shtoi se në zona si Mamurrasi blerja e një vote kapi dhe shifra deri në 600 euro. 

“Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner. Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj. Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 20/05/2023 21:13

    Foli ky legeni!!po ajo qe ben gojore ajo e saliut!ku eshte fshehur!na vodhen na ben!!fuck lepiresa

    Përgjigju
  • Iris: 20/05/2023 02:06

    Ky ka per t'u vetebesuar(nese do te vetebesohet me te vertete ndonjehere)kur te kete kaluar aq kohe sa cdo gje do te duket e larget dhe e bute dhe plaget e humbjes nuk do te /djegin/sa tani qe jane te fresketa.Si GOP ne U.S qe sa here ndodhin masakra,thone qe tani nuk eshte momenti te flitet per armet,ose e devijojne debatin drejt shendetit mendor dhe keshtu ceshtja harrohet shpejt deri ne masakren tjeter te rradhes dhe avazi rifillon perseri nga e para si pllake gramafoni.Keshtu vepron dhe Berisha dhe pervec kesaj kush mendoni se do t'a vetebesoje?-Keshilli qe ka zgjedhur vete,i mbushur me fanatike te vet,fraksioni i tij,Noka,Shehu,Paloka e te ngjashem.Po nuk iku vete,aty ka per te mbetur sa te kete jetegjatesine fizike.

    Përgjigju
  • ZABËRHANI: 19/05/2023 18:30

    Ore si skan pik turpi kta zabërhan ? ? ? Çfar i quajn kta Shwiptarët IDJOT ? ? ? Po jo mor Blusho jo IDJOT jeni ju që kujtoni se Shqiptarët jan budallenj, qora, e memec. Po Shqiptarët ju japin juve uj në bisht të öugës ndaj dhe ju hodhën ju në koshin e ülerave mor plera.

    Përgjigju
  • Termeti: 19/05/2023 13:05

    Eshte pare edhe djali i Sorosit tek Ura e Mesit duke blere vota. Boll me keto lajme z. Sali! Shkodra te tha se goodbye!

    Përgjigju
    • Ehuuu: 19/05/2023 15:36

      Ishte sorosi vet atje, kurse djali ishte ne kucove, se po blinte vota kunder maliqit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat