Berisha shkon në Afganistanin
vizita u mbajt sekret

TIRANE- Një vizitë e papritur dhe surprizë e kryeministrit Sali Berisha në Afganistan. Burimet e sigurta diplomatike, të konfirmuara dhe nga burimet zyrtare brenda selisë së Kryeministrisë na bëjnë me dije mbrëmë vonë pa precizuar për arsye sigurie kohën dhe vendin e nisjes, se kreu i qeverisë shqiptare i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe Dritan Demiraj Komandanti i Komandove Specialeve, janë nisur dje drejt Kabulit.

Mësohet se kryeministri Berisha sapo të zbresë në Kabul do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë afganë por dhe me komandën amerikane në atë vend. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia e një takimi me presidentin afgan, Hamid Karzai, pavarësisht përplasjeve të fundit që ka pasur lideri karizmatik i Afganistanit me drejtuesit amerikanë për shkak të disa viktimave të shkaktuara nga ngatërrimi i objektivit, pakënaqësi dhe për shkak të vrasjeve dhe të djegies së Kuranit.

 Nga ana tjetër preludi i vizitës më të rëndësishme e Berishës do të jetë takimi me ushtarët komando shqiptarë që janë në Afganistan dhe po kryejnë detyrën e tyre në përbërje të trupave paqeruajtëse të OKB. Një vizitë e tillë vjen vetëm disa kohë pas nderimit që iu bë komandant Feti Voglit, i cili humbi jetën në Kandahar dhe shërimit të Aleksandër Pecit, i cili ishte bashkë me të dhe që pas plagosjes së rëndë u kurua në Gjermani dhe tashmë gjendet pranë familjes. Në kthim, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha do të ndalet në aeroportin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ende nuk është konfirmuar ndonjë takim zyrtar në këtë vend, shkruan sot gazeta Shqiptarja.com..( ne foto kryeministri me nje kontigjent ushtarak qe nisen drejt Afganistanit)
sg/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump