Berisha: Shqipëria, rol kyç për
energjinë në Europë!

Berisha: Shqipëria, rol kyç për<br />energjinë në Europë!
TIRANË - Berisha bën tjetër koment për gazsjellësin TAP, të cilin e ka cilësuar vazhdimisht si një ndër arritjet më të mdha të Shqipërisë.

"Te dashur miq, ne letren qe me derguan presidenti i kompanise AXPO, Heinz Karrer, drejtori Ekzekutiv, Hans Schulc dhe anëtari i Bordit Drejtues, Markus Brokhof te tre drejtues te larte te kompanise zviceriane AXPO Tradinig AG, qe eshte dhe kompania qe inicioi vite me pare TAP dhe tani aksionere e rendesishme e ketij projekti energjitik gjigand nder te tjera shprehen:

"Me vendimin e Konsorciumit te Shah Denize, per te zgjedhur TAP, eshte zgjedhur rruga e transportit me e shkurter, me kosto me te ulet dhe me zgjidhje inxhienerike me te mire. Ne kete menyre TAP ka kapercyer nje faze kyçe. Si nje komponent integral i Korridorit Jugor te Gazit, TAP kontribon ne sigurimin e furnizimit me energji te Evropes, perfshire Zvicren dhe lejon diversifikimin e burimeve te gazit natyral.

Berisha ka shtuar se "ështe deshira jone e madhe t'ju falenderojme ju personalisht per mbeshtetjen diplomatike te jashtezakonshme, te fokusuar drejt qellimit dhe efektive, qe ju na keni dhene gjate viteve te shkuara. Puna juaj e palodhshme dhe e paçmuar gjate bashkepunimit tone ka kontribuar ne menyre te konsiderueshme ne kete sukses. Fale kesaj, si Shqiperia edhe Axpo ja kane dale ta pozicionojne veten ne menyren me te favorshme ne rajonin e Kaspikut ashtu si dhe me partneret evropiane".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen

Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen