Ish kryeministri Sali Berisha në deklaratën e tij për shtyp konfirmoi shpalljen e tij 'Non Grata' nga Britania e Madhe akuzoi edhe për këtë masë ndaj tij 'armikun' që ia vë fajin gjithmonë, Soros! Por këtë herë ai ka vajtur edhe më tej. Berisha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ato që e kanë nxitur Britaninë e Madhe që ta marrë një vendim të tillë, ashtu siç po bëjnë me shumë shtete të tjera.
Natyrisht që edhe për shpalljen në listën e zezë edhe të një vendi si Britania e Madhe për korrupsion dhe minim demokracie dhe krimin e organizuar, Berisha ka ditur edhe kësaj herë, gati një vit më pas të drejtojë gishtin diku. Edhe kësaj radhe, Berisha duket si i ka shpallur luftë dy super fuqive.
I kujton shqiptarëve Enver Hoxhën që i shpallte luftë anglo-amerikanëve, sa herë që kishte probleme të brendshme.
Lajmi kryesor: