Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se sot është planifikuar shembja e disa banesave te Unaza e Re, që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës. Paralajmërimin ai e ka dhënë në Facebook, ndërsa thekson se ia ka dërguar një oficer policie.

"Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit..." shkruan Berisha.

Një grup banorësh të Unazës së Re vijojnë që të protestojnë cdo natë prej fundit të vitit të kaluar, pasi kundërshtojnë prishjen e banesave pa marrë dëmshpërblim të plotë, edhe pse nuk kanë dokumente.

Postimi i Sali Berishes mbremjen e djeshme