Berisha 'sot pushim', i martohet djali: Fitoi zemrën e Arminës, arritja e tij më e madhe! Detaje nga ceremonia martesore në dasmën me 300 të ftuar që po mbahet në Shijak

Berisha 'sot pushim', i martohet djali: Fitoi zemrën e Arminës, arritja e tij më e madhe! Detaje nga ceremonia martesore në dasmën me 300 të ftuar që po mbahet në Shijak

Armina Mevlani

Pas 10 vitesh lidhje dashurie, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë. Rreth 300 persona marrin pjesë në dasmë, e cila zhvillohet në një agroturizëm në Shijak. 

Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Veç personazheve nga bota e artit, kulturës, në dasmën e dyshes nuk do të mungojnë as figura të politikës.

Armina Mevlani ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, Valdrin Sahtit.

Gjatë ceremonisë martesore, Sali Berisha mbajti një fjalim ku shprehu urimet e tij teksa përmendi dhe arritjen më të madhe të djalit të tij: Shkëlzeni "pushtoi" zemrën e Arminës.

Detaje nga dekori i dasmës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Berisha mban fjalimin në dasmën e Shkëlzenit, zbulon arritjen e tij më të madhe

Me një gotë në dorë, Sali Berisha mbajti një fjalim në dasmën e djalit të tij.

“Shkëlzeni i rritur nën kujdesin e familjes, e meritoi atë dhe punoi me përkushtim për formimin e tij në familjen tonë, ai ka më të zhvilluar nga të gjithë ne të tjerët dimensionin e humorit, kjo është e vërtetë , por merita e tij më madhe është që arriti të pushtoi zemrën e Arminës”, dëgjohet të thotë Berisha.

Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë në një ceremoni martesore në Shijak dhe ku marrin pjesë rreth 300 persona.

Ora 20:26
Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha ndan foton krah djalit dhe nuses së tij nga ceremonia martesore


Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë, ndërsa një foto nga dasma e tyre ka postuar Sali Berisha në rrjetet sociale.

Krah nuses së tij dhe djalit, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ai shkruan:

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë”,

 

Ora 18:12
FOTOGALERI/ Armina Mevlani i jep zyrtarisht fund beqarisë, ja si duket me fustan krah Shkëlzenit

Nëntë vite krah njëri-tjerit, më në fund dashuria e madhe mes tyre do të kurorëzohet ditën e sotme. E nëse ende nuk e keni kuptuar se kujt iu referohemi e kemi pikërisht për çiftin më të përforlur në shoëbizzit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berishën.

E nëse ishit kuriozë sesi duken, mjafton të shuani kureshjen me këto fotografi.

Ora 16:15
FOTO/ Pak orë para dasmës së vitit, Armina Mevlani ndan detajin e parë nga ceremonia e madhe me 300 të ftuar  

1664115401_armina.jpg

Të gjithë sytë sot janë te dasma e  Armina Mevlanit  e cila kurorëzon dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën në martesë.

Pas 9 vitesh, çifti më i përfolur i shoëbizzit i jep fund beqarisë në atë që me siguri do jetë “dasma e vitit”.

Blogeria ka postuar një fotot shihen një tufë me trëndafila rozë dhe të bardha, e cila ka lënë një mbishkrim.

“Bukuri”, ka shkruar Armina përbri tyre.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • frnc gjermani: 26/09/2022 13:52

    jazek u qofshin paret e shqiptareve maskarenjet tani do te ishin ne burg po te kish drejtesi ne kete vend

    Përgjigju
  • franci gjermani: 26/09/2022 13:51

    dhe hajdutet po martohen jazek u qufshin paret tona , maskarenj

    Përgjigju
  • minushe: 26/09/2022 11:15

    nuk e beri dot ne COMO ITALI sic deshironte cifti dhe e kishin planifikuar, Por planet ndryshuan ...se pastaj do i thonin ku i gjetet leket:) skane te shkretet...dasem ne Shijak hahaha

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 26/09/2022 00:12

    Sa merak kemi qen sa sbehet!!!!! Hajde lajm hajde................

    Përgjigju
  • o rezo: 25/09/2022 22:07

    Ore po rezi ka te drejte, po dy femijet i ftoi ne dasem ky?!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/09/2022 21:35

    Fuck this family who destroyed our country

    Përgjigju
  • Dasma: 25/09/2022 21:22

    Shqiperia eshte vendi me i cuditshem ne bote,ketu njerëzit me pushtet vrasin ,njerëz,shkelin ligjet,vjedhin, marrin prona,pasurohen ne kurriz te popullit,shpifin,gënjejnë,mashtrojnë,si Saliu me familjen e tij,asnje kuriozitet per ate dasma,sepse jemi lodhur me ate familje per gjemat qe i ka ba keti vendi.

    Përgjigju
  • rezi: 25/09/2022 21:19

    Këta të trashëgohen, por jehona e martesës, vetëm se është djali i Berishës, nuk bën sens. Se nuk është se ka shkëlqyer me ndonjë punë, nuk e dimë se ku punon, si i krijon të ardhurat e tij, kur ka dhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë, për të mbajtur. Jehonë që groposi njerëz në Gërdec? I dhëmb ndopak për fëmijët që humbën jetën atje? ka dhe fëmijë vetë pa le. E thotë vetë i jati. S'ka bërë gjë të madhe, ka humor dhe i fitoi zemrën Arminës...po kur mori nusen e parë, edhe asaj i fitoi zemrën, madje solli dy fëmijë në jetë me të. Të jesh e bukur e të jesh i biri i Berishës nuk është ndonjë kushedi. Dhe ankoheni për kohën e Enver Hoxhës, kur askush nuk shkruante për të tilla evente private, sepse ishin private. Dhe një pyetje e fundit: po fëmijët i ftoi në dasëm ky?

    Përgjigju
  • kle: 25/09/2022 18:31

    Ky vrases duhet te ishte pas hekurave te burgut per krimin e Gerdecit. Robt gjithe prokuroreve dhe gjykatesve qe pshurrin mbi gjakun e viktimave te kesaj kafshe me gjak serb.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 26/09/2022 11:09

      Gezon sy peshkaqeni se i ka punu baba!!!!!!!!!!!!!!!! Se domosdo po ishim ne kohe te tjera sot do ti kishte kryer nja 13 vjet pas hekurave. U vran 26 njerez ne gedec jo mullenja. Por mbase do te vije ajo dit qe keta lloj monstrash te japin llogari.

    • te pergjigjem: 25/09/2022 18:59

      Amin o kle, kur do vi ajo dite, por sic duket asnjehere. Gezo o sypeshkaqen gezo mbi kurrizin e ketij populli debil e e te vuajtur!

  • Vlora: 25/09/2022 14:42

    U martua kjo kurva

    Përgjigju
    • Valonese: 26/09/2022 02:50

      Ahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita akuzon Ramën për sulmin ndaj Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se u korruptuan nga një vend i Lindjes së Mesme, arrestohen 4 persona në Bruksel, mes tyre një ish deputet i Parlamentit Europian

Dyshohet se u korruptuan nga një vend i Lindjes së Mesme, arrestohen 4 persona në Bruksel, mes tyre një ish deputet i Parlamentit Europian