“Duhe t’i lexosh gjithmonë librat e kundërshtarëve. Por, unë nuk e kam bërë, kam ndjekur median çfarë thotë për të. E vërteta është se nëpërmjet vetë fakteve që rendit aty, Rama po sillet me shqiptarët njësoj si Enveri. Zoti Rama ka të regjistruara në politikë zinxhirin më të gjatë të disfatave politike. Dhe rezulton se nuk është marrë aspak me analizën e tyre”, tha Berisha.
Kryeministri për hërë të parë pas shumë kohësh ka folur për marrëdhënien mes Ramës dhe ish kryeministrit Fatos Nano.
"Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi e përshkruan Nanon absolutisht është mënyrë më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova të rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjaftit i mbushte PD. Punoi më mua për rrëzimin e tij”, tha Berisha.
“Fatos Nano ishte njeriu që e solli nga Franca për t’a lancuar në politikë. E bëri ministër kulture dhe pastaj kryetar bashkie. Por, Rama në librin e tij, tregoi se është një mosmirënjohës i madh. Dhe sillet si Enver Hoxha dikur me Haxhi Lleshin dhe të tjerë. Me urrejtjen ndaj Nanos, Rama konfirmoi doktrinën e tij totalitare”, deklaroi më tej kreu i qeverisë shqiptare.
BERISHA PER RAMIZ ALINE
Në prag të 8 Dhjetorit 1990, Berisha e cilësoi lëvizjen studentore, si viti i mrekullive për shqiptarët, kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike. Kryeministri Berisha deklaroi se ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ish presidenti Ramiz Alia kishte dhënë urdhër për të qëlluar mbi njerëzit. “Por, kur më 20 shkurt 1991 u rrëzua busti, ministri Brendeshëm i Alisë tha se Ramizi më dha urdhër të qëlloja mbi njerëzit.. dhe presidenti i asakohe Alia nuk e përgënjeshtroi kurrë “ tha Berisha, duke e quajtur sisteminin komunist, “sistem skllavërues” dhe se lëvizja studentore e kohës gjunjëzoi në Tiranë regjimin më të egër që Europa kishte njohur.
BERISHA: SOT 8 MIJE DOLLARE TE ARDHURA PER FRYME
Berisha bëri një paralelizëm mes regjimit komunist, dhe Shqipërisë sot, 20 vjet pas, 1990-tës kur lëvizja studentore e kohës gjunjëzoi në Tiranë regjimin më të egër që Europa kishte njohur.
“Kur I tregova Ish-presidentit të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov, se satistikat zyrtare flasin për pushkatimin e 800 grave gjatë regjimit, ai u trondit”. Sipas tij një e dhënë e panjohur në lidhje me diktaturën është se, në dallim nga të gjitha regjimet ish- komuniste, regjimi komunsit në Shqipëri ka vrarë, ekzekutuar shumë herë më tepër me uri dhe sëmundjet, sesa me burgjet dhe skuadrat e pushkatimit.
“Kjo nuk njihej, sepse qyteti, Tirana, por dhe qytete të tjera, ishim të privilegjuar, se kishim tollon, i cili përcaktonte ushqimet që do merreshin, ndërsa banorët që shtriheshin nga Vermoshi në Delvinë, merrnin për vite të tëra kripën, sheqerin, vajin dhe bukën e mistrit. Këto krijonin sëmundje dhe sot po të tregohet se si familjet shqiptare filluan të përshtaten, është legjendë, shkuar disa dhjetra herë legjendës së Migjenit. Mortaliteti infantil ishte nga më i larti në botë”.
Tani pas 20 vitesh, theksoi Berisha, Shqipëria “ecën e sigurtë drejt vendeve të zhvilluara, ka një projekt të qartë zhvillimi, anëtare e NATO-s , i shumë organizata ndërkombëtare, ka një ekonomi dinamike, ka një projekt të qartë për integrimin në BE. Sot, kemi mbi 8 mijë dollarë të ardhura për frymë”