Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara

Qarkullimi është hapur tërësisht tek Zogu i Zi në rrethin kryesor, duke çliruar bllokimin, raporton gazetarja Esiona Konomi.

Këtu ishte pjesëmarrje e ulët, ku protestuesit vetëm në një moment vunë në vështirësi qarkullimin pasi bllokuan qarkullimin dytësor.

Një moment gjallërimi ishte kur Berisha erdhi dhe mbajti një fjalim.

Dikur protestonin për të liruar Berishën, ndërsa sot nuk kishte një kauzë pse kishin bllokuar qarkullimin. Sakaq, qarkullimi është liruar edhe në 4 akset e tjera të bllokuara  nga protesta e PD-së.

Protestuesit janë larguar pas gati 3 orësh nga 5 akset ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet me policinë, veçanërisht në rrugën e Elbasanit, ku Flamur Noka grushtoi një efektiv policie dhe te Pallati me Shigjeta ku deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat dyshohet gjatë një konfrontimi me policinë.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë