Berisha sulmon Fatos Klosin: Në zgjedhjet e 2001 u kap me qese duke ia dhënë vëzhguesit! Ish-kreu i SHISH: Je mësuar të bësh akuza, por merru me familjen se ke probleme të mëdha

Berisha sulmon Fatos Klosin: Në zgjedhjet e 2001 u kap me qese duke ia dhënë vëzhguesit! Ish-kreu i SHISH: Je mësuar të bësh akuza, por merru me familjen se ke probleme të mëdha

Nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se në 2001 një demokrat ka kapur atë duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi për manipulim votash.

Berisha  vijon historinë duke thënë se e ka kërcënuar vëzhguesin se nëse hap gojën për zgjedhjet, do t’i publikonte fotot kur merrte qesen e madhe nga Klosi.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit, ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin”, tha Berisha.

Për këtë histori ka reaguar edhe vetë Klosi i cili shprehet për Gazetën TemA se  kjo është një gënjeshtër dhe se Berisha duhet të merret me vetën dhe familjen e tij pasi kanë një hall të madh, duke iu referuar shpalljes ‘non grtata’ nga DASH.

“Sikur nuk ja vlen gjithë kjo rëndësi, është një gënjeshtër e madhe kjo dihet. Berisha e ka zakon që në raste kur është në situatë të rrezikshme merret me mua dhe më ngjesh akuza e ngjarje të tmerrshme. Por kjo është thjesht qesharake. Nuk mund të jem unë shtegu që ai të gjej shpëtimin politik. Sot Saliu ka një problem të madh, madje shumë të madh së bashku me familjen e tij. Do të ishte më e udhës të merret me të…”, tha Klosi

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 02/10/2021 08:36

    O Klosi,sipas teje vetem ti paske te drejte te sajosh e te shpifesh si te duash.Je aty,aty me Veliajn,ato gjera qe i beni vete(shpifjet)te ja ngjisni te tjereve.Ti nuk ke pushuar duke sajuar per Berishen dhe te vinka keq se foli Berisha per ty,qofte dhe mashtrim

    Përgjigju
  • REXHEP VËRA KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/10/2021 07:17

    O Salhe krimineli tani është fundi jot se ske shanc. Je në loj me USA e i ke shancet 0 ti do paguash për gjith krimet e vjedhjet që ke bër. Do paguash gjakun e djersën e Shqiptarve o psikopat komonist. Rroft USA në jet të jetve që pa ktë shtet madhështor Shqipria nuk do ekzistonte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK