Berisha sulmon Veliajn për inceneratorin e Tiranës: Me firmën e tij u ngarkoi 1 miliardë euro pagesa mbi shpatulla, taksapaguesve shqiptarë

Berisha sulmon Veliajn për inceneratorin e Tiranës: Me firmën e tij u ngarkoi 1 miliardë euro pagesa mbi shpatulla, taksapaguesve shqiptarë

Ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka sulmuar sërish kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn lidhur me inceneratorin e Tiranës. Sipas Berishës, Veliaj me firmën e tij u ka ngarkuar taksapaguesve shqiptarë 1 miliardë euro pagesa, për djegësin e Tiranës. Në fjalën e tij Berisha paralajmëroi protesta, ndërsa tha se Erion Veliaj nuk do i shpëtojë verdiktit të qytetarëve.

‘Është provuar në mënyrë të qartë dhe vendimtare se Erion Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, vjedhjes së shekullit, por ai është pronari dhe hajduti më kryesor në këtë vjedhje. Përsëri duhet të kthehemi tek ato që Eri i shpalli si gabime për të cilat tha se duhet të mbarë përgjegjësi ai që i ka bërë. Dua ti them këtu, para jush dhe opinionit publik se, aktet, firmat, dokumentet, faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ato nuk janë gabime, por krime të rënda dhe vepra penale që mbajnë firmën e Erion Velisë. E them këtë me bindjen me të thellë, sepse rezulton se kontrata e djegësit të Erion Veliajt e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve të Tiranës, rreth 1 miliardë euro, nga të cilat 450 mln euro janë pagesa për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për dherat dhe inertet, restoja janë të gjitha fitimet që nxirren nga shitja e produkteve, hekurit, letrës etj.’- tha Berisha.

Sipas Berishës, SPAK bëri një sekuestrim gjysmak të e klientelist të inceneratorit të Tiranës, po që lejon në mënyrë të paimagjinueshme pagesat kriminale.

‘Sepse SPAK nuk ka guxuar të urdhërojë anulimin e faturës prej 29 euro për ton. Të urdhërojë detyrimin e antiligjor kriminal të ndërtuesve dhe bizneseve, për të depozituar kundrejt tarifës, inerte dhe dhera, prej 6 vitesh në fushën e Sharrës. Për këtë, SKAP-i nuk ka një fjalë. Ju rikojtoj këtu një moment, tre polici janë marrë me garantimin e detyrimit të bizneseve për të dorëzuar në Sharrë inertet dhe dherat. Policia e Shtetit, Policia e Bashkisë dhe policia e Agron Malajt të Burrelit, i cili merrte 32 mijë euro në muaj me ato papaqët që pronarët, bizneset, ndërtuesit të mos mund të nxirrnin një makinë dhe, përveç Salillarit që paguante policinë, atij i dilte më lirë t’i çonte në Skuraj dhe të mos paguante në Sharrë.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Floriri: 16/08/2023 16:27

    E di që jam jashtë teme por ju lutem juve gazetarve të ekonomis si ju është tharë dora dhe mëndja ju ka frenuar dhe nuk shkruani qoftë dhe një rresht për çmimin e karburantit,KU derimëdje me kontrollin e çmimit nga qeveria u bëtë palë me biznesin,si dhe sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve