TIRANE- Kryeministri i vendit Sali Berisha tha sot paradite gjatë konferencës Kombëtare për Zhvillimin Rajonal se krerët e qeverisjes vendore duhet të punojnë për nxjerrjen nga izolimi të të gjitha komunave të vendit.
Gjatë konferencës me temë “Bashkojmë politikat dhe praktikat”, organizuar nga PNUD-i, kreu i qeverisë u shpreh se duhet bërë gjithçka që Shqipëria të zhvillohet në një mjedis të shëndetshëm.
“Të mos krijojmë batërdi mjedisore si në zonën midis Krujës dhe Fushë-Krujës”, apeloi kryeministri. Më pas, ai shprehu vendosmërinë e qevërisë për decentralizimin e organeve të pushtetit vendor, në mënyrë që normat dhe standardet e mjedisit tonë, të përafrohen me ato të BE-së. Berisha u la detyrë vendorëve që të përmirësojnë infrastrukturën e zonave të izoluara të vendit.
(sg/ln/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com