Berisha takim me Jahjagën:
Urime të përzemërta për festat

Berisha takim me Jahjagën:<br />Urime të përzemërta për festat
Kryeministri Berisha priti sot në takim Presidenten e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga e cila bëri një ndalesë në Tiranë gjatë kthimit të saj nga Praga ku mori pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish presidentit cek Vaclav Havel.

Zyra e shtypit së qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë presidentes Jahjaga, të gjithë krerëve të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të Kosovës përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për festat e fundvitit.

Presidentja Jahjaga i përcolli kryeministrit Berisha dhe nëpërmjet tij edhe popullit shqiptarë urimet më të mira për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2012.

Duke u ndalur në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit kryeministri Berisha dhe presidentja Jahjaga ripohuan se në këtë vit jubilar do të kremtohet duke nderuar me solemnitetin më të lartë qytetar dhe respektin më të thellë ngjarjet dhe figurat historike vendimtare që nga Lidhja e Prizrenit deri te pavarësia e Kosovës.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend