Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot se ka zhvilluar një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.
Pas takimit, kryedemokrati foli për mediat, ku deklaroi se i ka folur këshilltarin gjerman për “shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga Edi Rama, në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu”.
“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë.
Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE.
Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë.
Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën.
Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”,- tha Berisha për mediat.
Komente









