TIRANE - Kryeministri Berisha ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për gazsjellësin transatlantik gjatë takimit në Mynih me ambasadorin Carlos Pascual. Ndërsa Berisha ka theksuar se TAP-i është perspektiva ekonomike e rajonit, i dërguar i posaçëm i SHBA për çështjet e energjisë nuk ka përmendur në asnjë rast se qeveria amerikane mbështet projektin TAP.
Berisha e takoi përfaqësuesin e SHBA për energjinë gjatë ë Konferencën së 49 të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, bën të ditur zyra e shtypit pranë Kryeministrisë. "Berisha ritheksoi se projekti TAP mbetet projekti më fizibël, më i detajuari nga pikëpamja teknike dhe me interesin më të madh ekonomik për rajonin dhe për Europën", thuhet në njoftim.
Ndërsa zyrtari i Departamentit të Shtetit Carlos Pacual theksoi se SHBA-të mbështesin fuqishëm zhvillimin e projekteve që do të sjellin gaz natyror nga fushat e Shah Deniz. Sipas Pascual, projektet janë të rëndësishme për diversifikimin e burimeve të energjisë në Europë. Siç bën të ditur zyra e shtypit që zbardhi bisedën, Pascual vlerësoi në veçanti bashkëpunimin ndërqeveritar në Rajon midis qeverisë shqiptare asaj të Greqisë dhe të Italisë. Pascual foli në mënyrë të përgjithshme pa përmendur në asnjë rast mbështetjen as për TAP-in e as për NABUCCO-n.
Një muaj më parë senatori republikan i ka propozuar administratës amerikane të rreshtohet qartazi në mbështetje të gazsjellësit Nabucco, projektit rival të variantit transadriatik, që mbështet Qeveria shqiptare.
NABUCCO dhe TAP, janë dy konkurrentët mbetur që po luftojnë për të fituar kontratën për transportin e gazit të Kaspikut në Europë. Por dy projektet kanë gjurmë të ndryshme. I pari, e lë Shqipërinë jashtë rrjetit ndërkombëtar të gazit. Ai nis në Turqi dhe kalon përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë për të përfunduar në Austri. Ndërsa projekti TAP, që mbështet Qeveria shqiptare kalon në Turqi, Greqi dhe përmes Shqipërisë përfundon në Itali.
(r.d.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com