Berisha tha se ishte arrestuar/ Kandidati socialist: U bëre gazi i botës, ke kaluar në fazën e fundit të çmendurisë
Sali Berisha dhe Ilir Xhakolli
Kandidati i PS për Pogradecin Ilir Xhakolli, ka përgënjeshtruar 'denoncimin' e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili deklaroi se Xhakolli është arrestuar në doganën e Qafë-Thanës për kontrabandë. Kandidati socialist sqaron se nuk është arrestuar, ndërsa këshillon ish-kryeministrin Berisha që të pyesë para se të publikojë diçka, që herë tjetër të mos bëhet sërish gazi i botës.
"Lidhur me një postim i cili po qarkullon orët e fundit.
Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)
Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty.
Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor!", shkruan Xhakolli.
Berisha shpërndau para pak orësh një njoftim ku shkruan se Ilir Xhakolli është arrestuar dhe është liruar me ndërhyrjen e Taulant Ballës duke akuzuar edhe policinë se ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje.
"Denoncohet fshehja e krimit nga policia! Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit.Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli!
Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve.
Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit", thuhet në postimin e Berishës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Iku Helidoni, po kë ka 'vitrinë' politike Sali Berisha në Shkodër?
18 Shkurt, 20:18
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Evi Kokalari replikon me konsulentin amerikan të Berishës: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Saliu në Shqipëri
17 Shkurt, 23:09
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Ylli Pata: Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK
17 Shkurt, 20:35
-
Arben Meçe në Report Tv: Ja mekanizmi dhe prapaskenat se si u montua dosja e Veliajt, e përfshirë edhe media! 95% e informacionit e rremë, regjisor Berisha! S’ka asnjë denoncim
17 Shkurt, 19:31
-
Arrestimi i Veliajt/ Beqiri: Kallëzuesi anonim është Sali Berisha, u ndihmua nga Këlliçi! Ols Dado fanatik i ish-kryeministrit
17 Shkurt, 17:49