Berisha tha se ishte krim pasioni, rrëfimi i Izet Haxhisë: Çfarë ndodhi me Edi Ramën në janar 1997 dhe kush e goditi

Berisha tha se ishte krim pasioni, rrëfimi i Izet Haxhisë: Çfarë ndodhi me Edi Ramën në janar 1997 dhe kush e goditi

Foto e Ramës kur ai u dhunua barbarisht nga SHIK-u i Sali Berishës

Gjatë intervistës për RAI 3, kryeministri Edi Rama nxori dhe një foto dhe shkrimet e kohës, kur ai u dhunua barbarisht nga SHIK-u i Sali Berishës.

Vetë ky i fundit, në një reagim tha se në fakt, Rama nuk është dhunuar ai, por se pas rrahjes së kryeministrit, qendron një krim pasioni.

Gazeta DITA intervistoi vite më parë, të akuzuarin kryesor për ngjarjen, ish-truprojen e Berishës, Izet Haxhia.

Mira Kazhani: Izet, në Tiranë është kthyer në vëmendja plagosja e Edi Ramës në vitin 1997. Gjatë një interviste për një televizion italian, ka qenë vetë Rama që e ka sjellë ndërmend. Nga foltorja e parlamentit Berisha ka reaguar duke thënë se rrahja ka qenë krim pasioni. Jeni ju në dijeni çfarë ka ngjarë atëherë? Kush po thotë të vërtetën, Edi Rama apo Sali Berisha?

Izet Haxhia: Në 1996 Rama ishte nga publicistët më të ashpër të Berishës. Shkruante vazhdimisht për Saliun duke e akuzuar si Kalin e Trojës në Lëvizjen e Dhjetorit. Në fakt Berisha që në fillimet e Lëvizjes nuk e ka dashur afër Ramën, kishte një lloj alergjie ndaj atij, nuk e donte afër në asnjë rrethanë. Lajmin e rrahjes së tij barbare unë e kam mësuar fillimisht përmes një prokurori që ka qenë dikur shoqërues i Alfred Serreqit. Emrin e ka Azem. Mund të pyetet edhe ai, se është marrë me këtë çështje.

Mira Kazhani: Çfarë të tha prokurori?

Izet Haxhia: Më tha se Rama më akuzonte mua për masakrimin e tij. Unë i thashë që nuk ishte e vërtetë dhe se nuk kisha dorë në atë ngjarje. E kam thënë dhe në intervistën e parë me ju, që unë jam akuzuar padrejtësisht për këtë. Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK me drejtues Arjan Çengon.

Në këtë grup prej 4 anëtarësh ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s.

Mira Kazhani: Çfarë ju ka pohuar konkretisht, pse është goditur Rama?

Izet Haxhia: Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës.

Mira Kazhani: Është tentuar eliminimi fizik i Ramës apo urdhri ishte vetëm për ta rrahur dhe frikësuar?

Izet Haxhia: Leva nuk dihet si të kap. Për fat ai shpëtoi.

Mira Kazhani: Si funksiononte kjo? Jepeshin urdhra me gojë për të rrahur njerëz? Dua të di, kështu funksiononte me të gjithë kundërshtarët?

Izet Haxhia: Nuk ka qenë vetëm Rama, ka patur edhe raste të tjera. Po këta persona në 1997 kanë zënë pritë një javë rresht në Qafë Koshovicë për të vrarë Skënder Gjinushin që ndodhej në Vlorë. Po ky grup ka patur urdhër për të bastisur shtëpinë e Arben Imamit dhe për ta masakruar atë me urdhër të shefit të madh, Berishës. Kjo ka ndodhur kur Arben Imami ishte kthyer nga revoltat e jugut. Kam qenë unë që i kam penguar ata persona dhe sot mund të them që Arben Imami më ka borxh jetën. Janë edhe disa të tjerë që i kam ndihmuar, sot s’po i përmend.

Mira Kazhani: Po pse Berisha ka përmendur krim pasioni? A bëni ndonjë lidhje ju?

Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

Por për këtë që më pyetët një gjë jua garantoj pa asnjë mëdyshje. Edi Rama është rrahur nga pjesëtarë të SHIK me urdhër të Gazidedes e të Berishës./ Dita

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Ndali gjuajtjen vendimtare, si Pickford kuptoi krahun e penalltivë të Zvicrës! I shënoi në shishen e ujit

Ndali gjuajtjen vendimtare, si Pickford kuptoi krahun e penalltivë të Zvicrës! I shënoi në shishen e ujit