Berisha: Unë tani, në betejë me
pushtetin me vota të vjedhura

Berisha: Unë tani, në betejë me<br />pushtetin me vota të vjedhura
TIRANË - Kryetari i dorëhequr Sali Berisha doli sot në mesditë në një konferencë për shtyp për të prezantuar Lulzim Bashën si pasardhësin e tij në Partinë Demokratike. Duke bërë një rezyme të aktivitetit të Bashës, Berisha e krahasoi atë me historinë e të riut të sukseshëm, i cili në 2011 mundi Edi Ramën. Berisha tha se dorëheqja e tij ishte e papritur por se nuk ishte penduar asnjëherë për këtë vendim. Gjithashtu ai shtoi se vetë ai do të zhvillonte një betejë të ashpër me atë që e quajti "pushtetin që doli nga mashtrimi dhe që bllokon rinumërimin e votave pasi është faktuar se ka në shpinë thesin e votave të vjedhura." Duke iu përgjigjur deklaratave për problemet me lista të Olldashit, Berisha tha se votimi ka qenë i rregullt, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse në këtë garë kishte mbështetur Lulzim Bashën në ndonjë formë, që media s'e di.

FJALA E PLOTË E BERISHËS PAS ZGJEDHJES SË LULZIM BASHËS NË KRYE TË PD
Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike zotin Lulzim Basha, i cili u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së PD në votimin e djeshëm “një anëtar, një votë”. Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar, i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist, do të meritonte të përfaqësonte në KQZ, PD-në; në zgjedhjet e para pluraliste të vendit. U nis, shkoi në vende të tjera për studime, studoi në një nga universitetet më serioze të Europës. Doli i pari në gara botërore të fushës së të drejtave të njeriut.

Mbi këto parametra u thirr nga Gjykata Ndërkombëtare për të kontribuar në hetimin e kryekasapit të Ballkanit dhe botës të Slobodan Milosheviçit. Ndihmoi në ndërtimin e institucioneve në Kosovë si përfaqësues i rëndësishëm i organizatave ndërkomëbtare. Historia e vërtetë e suksesit të vërtetë të PD. Ai përmbushi me një vendosmëri, aftësi dhe përkushtim të madh çdo mision që i ungarkua. Së pari, Rrugën e Kombit. U emërua ministër për atë mision dhe atë mision e realizoi në mëmnyrë të shkëlqyer. Në krye të diplomacisë shqiptare, kur vendi po bënte çdo përpjekje për anëtarësimin në NATO.
 
Fitoi simpatinë, respektin dhe dashurinë. E emërua në krye të MB për të mbushur një premtim elektoral të PD; heqja e vizave me BE. Është ministri, personaliteti,që bashkë me të rinjtë shqiptarë mbërriti në Bruksel si maratonomak i heqjes së vizave për shqiptarët. U emërua nga PD për të garuar për bashkinë e Tiranë. Nxori mundi, kryetarin e PS dhe të Bashkisë së Tiranës dhe drejton sot Bashkinë e Tiranës.
 
Votimi i djeshëm dhe zgjedhja e zotit Lulzim Basha në krye të PD mund të vlerësohet si një fillim i shkëlqyer i fillimit të ri. Pak javë para jush, këtu unë shpalla se PD ka nevojë jetike për një fillim të ri të fuqishëm. PD është parti e vlerave, parimeve më të shkëlqyera, më të larta dhe ajo jo se ka pasur shkop magjik, por se ka pasur një program me vlera dhe parime, të cilit i ka qëndruar.Ka arritur të regjistrojë në biografinë e saj suksese dhe arritje sa asnjë forcë tjetër politike në ish-Europën Komuniste në këto 2 dekada. Ka mbetur në Europën ish-komuniste forca më e fuqishme.
 
PD faktoi dje para shqiptarëve se është forcë e vlerave. Dje morën pjesë mbi 41 mijë anëtarë, duke befasuar çdo njeri. Duke dëshmuar se pavarësisht rezultatit të 23 qershorit, demokratët mbeten të pathyeshëm. Dua t’u shpreh me mirënjohjen më të thellë, krenarinë time më të madhe për ata që votuan dje dhe atyre që nuk arritën të votojnë për arsye burokratike apo familjare.
 
Rrethanat e imponuan këtë proces, por provën dmeokratët e kaluan në mënyrë të shkëlqter. Ky është interesi më i mirë i çdo demokrati dhe çdo shqiptari. Dua të falenderoj gjithë strukturat e PD, stafet elektorale dhe kandidatët për punën që kanë bërë në organizimin e këtij procesi dinjitoz. Dua t’u kërkoj ndjesë gjithë atyre që gjatë këtyre javëve i kam qenë i ashpër me ta, por vetëm në interes të tyre. Kjo garë mund të kishte shumë aspekte, por mendoj se u zhvillua në mënyrën më qytetare.
 
Një regull të vendosur nga unë për të mirën e PD. Sot PD del më e bashkuar se kurrë. Nuk do ishte përçarje, por energji e shpenzuar në mënyrë të panevojshme. Demokratët pritën dhe përcollën në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë kandidatët në çdo skaj të vendit. I brohoritën kandidatët me civilizim të madh.Theksova se zgjedhja e kryetarit me “një anëtar, një votë” përbën një fillim të shkëlqyer të fillimit të ri. Fillimi i ri, një proces më i gjerë, që kërkon kontributin e çdo anëtari të PD. Kërkon një analizë të sinqertë të guximshme të rezultatit jashtë çdo lloj skeme lufte klasore. Kurrë ndonjëherë ne nuk kemi qenë dhe s’do jemi një parti e tillë. Secili nga ne di të nxjerrë përgjegjësinë mbi bazën e rezultatit.

Fillimi i ri kërkon si kusht vendimtar sjelljen në piedestal, në skenë në të gjitha nivelet e strukturave të PD,të gjeneratës së lirisë, qël indi nga vitet 80 e këtej, që duhet të pranojmë se ka meritën e madhe të ketë psikologjinë e lirisë, të ketë kuantet më të larta të energjisë pozitive në shoqërinë shqiptare, të ketë dhe formiminmë të shkëlqyer intelektual dhe të gjithanshëm. Jo se ata që kanë lindur para kësaj kohe s’kanë vlera.
 
Ata janë në pushtet realisht, por ata që duhet të vijnë bashkë me ata, idealiste, që e do shqipërinë shumë, që nuk ka në psikologjinë e saj kopjen e Shqipërisë tjetër dhe nuk harxhon qoftë një orë për të sharë Shqipërinë, por mendon ditë e natë si ta ndryshojë për mirë atë. Kam besim se anëtarët, miqtë me të cilët kam drejtuar PD, njerëz me vlera të padiskutueshme.
 
Do mundim të ngrëmë PD në një nivel të ri. Do mundemi në të gjitha anëtarët e PD nën drejtimin e kryetarit të ri, Lulzim Basha të përballemi në mënyrën më të fuqishme me pushteytin që doli me premtimet anti-globaliste mashtruese,me pushtetin që doli me drogën dhe krimin, siç po faktohet në KQZ. Ne jemi njerëz të votës së lirë. E kemi faktuar dhe po e faktojmë me qindra kuti që po numërohen.
 
Përveç 14 kutive të dhunës dhe terrorit, demokratët nuk kanë përfituar ansjë votë me dhunë, terro dhe para të pista. Do bëjmë gjithçka të shkurtojmë ditët në pushtet të këtyre që erdhën në mënyrë të pamerituar.  Demokratë, dje votuat 41 mijë. Për arsye transporti, probleme burokratike listash nuk hodhën votat. PD e ka për detyrë evidentimin e çdo anëtari kudo që ndodhet. Të ecim drejt integrimit në BE dhe shndërrimit në një vend të zhvilluar.
 
DORËHEQJA IME E PAPRITUR
Berisha e quajti të “papritur” dorëheqjen e tij” . Duke folur problemin me listat gjatë votimit të djeshëm Berisha tha. “Dorëheqja ime ishte e papritur dhe nuk mund të pretendomin që të kishim një regjistër të përsosur. Përvec kësaj që PD duhej ngritur me patjetër në këmbë. Gjithsesi pjesëmarrja ishte e madhe, 41 mijë votues dhe unë i falenderoj. Një ditë para u kërkova të v ënin një fletore dhe të votojnë, por nuk arrita ti bind. Ata ishin në garë nuk jam unë. 

BERISHA: SMS PRIVATE PER BASHEN E OLLDASHIN
“Ditët e para të garës ua kam dëguar një sms personale sejcilit. Kjo garë nuk është midis aksionerëve dhe s’mund të jetë kurrë por është garë në kulturën e PD ai që fiton do ta mbështes me të gjithë potencialin, ai që nuk fiton do mbështesë fituesin e do të pranojë humbjen. I falenderoj sepse nuk kam marrë asnjë feedback nga ata që ishte në kundërshtim”- tha Berisha 
 
BERISHA NUK I PERGJIGJET PYETJES: A KENI MBESHTETUR BASHEN?
Berisha u pyet për deklaratat e Olldashit në lidhje me identifikimin e votës  dhe kandidatët rivalë por dhe a keni mbështetur Bashën në një formë që nuk e njohim? Për pyetjen e dytë Berisha nuk iu përgjigj, ndërsa për pyetjen e parë Berisha tha se votimi ka qenë korrekt.  

”Lidhur me komentet e Olldashit pyeteni atë. Ajo çka ju them unë është një votim i fshehtë dhe asnjë anëtar i vetëm i PD-së që ka vënë në diskutim fshehtësinë e votimit. U zhvillua në përputhje me rregullat. Çdo fletë votimi ka një numër për tu verifikuar është i domodoshëm për të ditur a janë fletët reale apo fletë të tjera. Gara ishte e shkëlqyer, nuk ka njohur Shqipëria një garë të tillë".

I pyetur sa të vështirë do ta ketë opozitën pa kryetarin në Parlament Berisha tha: “Në të gjithë traditën e  PD-së kryetari i Partisë nuk ka qenë kurrë kryetari i grupit PD. Që në 1991 gjer sot nuk e kemi pasur kurrër kryetar të partisë dhe kryetar të Grupit PD.
 
UNE, NE BETEJË ME PUSHTETIN QE NE SHPINE MBAN THESIN ME VOTA TE VJEDHURA
Pyetja: Mendoni se Basha do ta ketë të vështirë kryetarin real nën peshën e hijes tuaj. “Shokët e mi, që më kanë njohuar mua, në shkollë të mesme e dinë që unë isha një nxënës që merresha me veten time 18 orë, leximi. Ata që më kanë njohur në shkollën e lartë, e njëjta gjë, në mjekësi e njëjta.

Asnjëherë detyrat nuk më kanë bërë të jem tjetër. Në çdo detyrë që kam qenë kam mbetur ai që kam qenë. E vetmja gjë që kush nuk duhet të ketë asnjë preokupim se cfarë do bëj. Do zhvillojë betejë të fuqishme këtij pushteti që doli nga mashtrimi dhe ju do të jini dëshmitarë. Do zhvilloj betejë të fuqishme këtij pushteti që bllokon numërimin evotave pasi është faktuar se ka në shpinë thesin e votave të vjedhura.

Me ushtrinë e madhe të demokratëve “Ec përpara” i bindur se kam dhënë dorëheqjen në mënyrë më të vendosur dhe gjatë 21 viteve s’kam shprehur kurrë keqardhje nga dita që e kam shpallur publikisht “- tha Berisha.

PD, ANALIZË REZULTATIT, NË TË KUNDËRT S'DO KAPË KURRË HORIZONTIN
"PD është në detyrimin e saj qytetar, parimor të analizojë këtë rezultat, por të analizojë me objektivitet dhetë nxjerrë konkluzionet, cilat do jenë. Nuk i kam unë konkluzionet, do jenë rezultat i kësaj analize. Është në tagrin e kryetarit të ri të udhëheqë për të nxjerrë mësimet më të mira që të mos përsëriten. Vendimtare është të kuptohet fillimi i ri, si përjgejgësi e secilit, mbi bazën e këtyre përgjegjësive të merren vendimet. Mbetemi demokratë, të vendosur në këtë betejë drejt fitores. Nëse ne ecim pa bërë këtë analizë do ecim drejt një horizonti që s’do e kapim ndonjëherë", u shpreh Berisha.

PD, PARTI E TË RINJVE, ATA MË PRANË TË VËRTETËS SE BREZI YNË
"PD është parti e të rinjve. Është themeluar nga të rinjtë dhe gjithë betejat i ka fituar me të rinjtë. Ata të cilët patën fatin të formohen dhe rriten në liri në mënyrën më të padiskutueshme, të më falin miqtë e mi dhe unë jam njëri prej tyre; ata kanë raport tjetër me të vërtetën. Është përpjekja jonë e madhe pas viteteve 90 për të nxjerrë të vërtetënqë na nxori në rrugë dhe morëm përsipër të gjitha rrisqet. Por gjenerata e lirisë e ka këtë raport më të afërt me të vërtetën. Kjo gjeneratë është fatmirësisht gjeneratë idealiste.

TË RINJTË SOT, GJENERATA ME VOKACIONIN MË PROPERËNDIMOR TË KOMBIT
Berisha tregoi mesazhin e një të riu, që i shkruante: Unë jam i majtë, por në 2007 unë ika nga ky vend me bindjen që këtu nuk kam asnjë prespektivë, nuk mund të ndërtoj. Në 2011 pas sagës së vuajtjeve në 5 vende, u ktheva në Shqipëri dhe gjeta një vend tjetër; u befasova. Ndërmora një udhëtim nga veriu në jug dhe preka dhe pashë vend tjetër. Mora miqtë e mi dhe i solla". Është gjenerata e energjisë pozitive të vendit. Nuk harxhojnë 1 min për të sharë Shqipërinë. I dëgjoni sharësit në mediat e vendit, që shajnë ne emër të etërve të tyre apo psikologjisë që ndajnë me ta. Unë kam punuar me shumë prej tyre, i kam gjetur bashkëpunëtorë të shkëlqyer, me dinjitet, integritet, aftësi të mëdha profesionale, përkushtim të madh. Është gjenerata me vokacionin më properëndimor në kombin shqiptar. Ajo gjen veten në PD. Ne duhet të ngrihemi në lartësinë dhe aspiratat e kësaj gjenerate dhe do bëj gjithçka, që këta të marrin vendin e tyre".

NUK DO TË DREJTOJ SESIONIN E RI, PUSHTET I KLANEVE TË KRIMIT
Pyetjes nëse do ta drejtonte sesionini e ri parlamentar, Berisha iu përgjigj: "Do kisha drejtuar me kënaqësi të madhe, po qe se ky pushtet nuk instalohej me premtime anti-globaliste, që nisi t’i rrëzojë që në seli. Nëse ky pushtet nuk do kishte ardhur nga klanet e krimit dhe blerjes së votës, po. Por  janë këto arsyet. Nuk do ta konsideroj aspak të denjë atë seancë dhe nuk do ta bëj. Në grupin tonë parlamentar do shfrytëzoj çdo hapsirë për të qenë zëri i pamposhtuar i demokratëve të Shqipërisë".
 
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE