Berisha: Unë fitues si Spanja
Takoj dhe Ramën për Reformën
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Kryeministri mbron figurën e kreut të KQZ-së Arben Ristani dhe fton Ramën të bashkëpunojë për reformën zgjedhore pa ultimatume. Berisha mbron Ristanin: Personaliteti më i ekuilibruar.
TIRANE - Kryeministri Berisha u shpreh sot i gatshëm që të takohet përsëri me shefin e opozitës, Edi Rama, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për Reformën Zgjedhore. “Edhe për Reformën, unë jam i gatshëm edhe ta takoj zotin Rama në qoftë se ka dhe dyshimin më të vogël te qëndrimi i sinqertë i yni dhe te vendosmëria jonë për të zgjidhur problemin”, tha Berisha. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Kryeministri mbroi figurën e kreut të
KQZ-së, Arben Ristani, dhe ftoi Ramën të bashkëpunojë për reformën zgjedhore pa ultimatume.
Fillimisht mbledhjen e grupit PD Berisha e nisi me një komentim të ndeshjes së zhvilluar mbrëmë mes Spanjës e Italisë për kupën e Kampionatit Europian dhe bëri një paralelizëm mes fitores së tij dhe fitores së Spanjës. Spanja fitoi tre kampionate në 4 vite, ndërsa kryeministri Berisha fitoi 3 palë zgjedhje, 2005, 2009, dhe zgjedhjet lokale të 2011. “The winner take it all” – tha Berisha më hilaritetet para deputetëve të grupit parlamentar të PD-së.
Madje ai tregoi dhe një histori të shkurtër që i kishte ndodhur mbrëmë teksa po ndiqte ndeshjen me të rinjtë në një nga lokalet pranë stadiumit Qemal Stafa.
“Direkt nga stafi i Edi Ramës vjen një mesazh. Rama më thotë e deklaroi është me Italinë. Lëre thashë e mora vesh rezultatin. Me kë je ti? (e kishin pyetur). Unë me atë që fiton (kishte thënë Berisha)
BERISHA: RISTANI PERSONALITETI ME I EKUILIBRUARKryeministri i bëri thirrje kryetarit të PS-së Edi Rama të bashkëpunojë për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda afatit, por pa ultimatume dhe pa prerje kokash. Madje kryeministri doli në mbrojtje të kreut të KQZ-së si një nga personalitetet më të ekuilibruara që ka vendi.
“Në çdo rast kreu i PS-së sulmon e demnizon keun e KQZ-së. Nëse ju merrni sulmet që ai i ka bërë Ristanit me sulmet që i bën Lulzim Bashës ju garantoj se ato të Ristanit janë disa herë më të mëdha. Nuk është Arben Ristani që i bindi qytetarët e Tiranës, por është Lulzim Basha. I bëj thirrje që të merremi me ligjet dhe jo kokat. Ristani është një nga personalitetet më të shquara dhe të ekuilibruara”- tha Berisha dhe e përgëzoi për fjalimin e mbajtur sot në takimin "Trashëgimia zgjedhore evropiane: 10 vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore", të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni i Venecias.
SOT NE VJENE HAP HISTORIKPastaj kryeministri vlerësoi takimin që do të zhvillohet sot në Vjenë ku Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të vendosë ti japë fund mbikëqyrjes së pavarësisë.“Kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët, dhe një moment mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën autoritetet e Kosovës”- tha Berisha.
(im/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve
23 Tetor, 19:26