Berisha: Unë, jo kandidat për
president, Topi ta harrojë

Berisha: Unë, jo kandidat për<br />president, Topi ta harrojë
TIRANË – Kryeministri Berisha konfirmoi se nuk do të jetë kandidati i PD për presidentin e ardhshëm të Republikës. Gjatë një interviste në ABC News, kryeministri deklaroi se presidenti i ri do të jetë firgurë politike, madje nuk përjashtoi mundësinë që të jetë një prej emrave drejtues të Partisë Demokratike.
“Unë nuk do të jem kandidat për president, pasi kam marrë tjetër zotim përpara shqiptarëve. Në Partinë Demokratike ka shumë figura të cilat mund të jenë kandidatë dinjitozë. Pasi në presidencë ata nuk do të shkruajnë romane apo do të luajnë futboll’, tha kryeministri Berisha.
“Miqtë e mi nuk e kanë të qartë se kundërshtarët e tyre mezi po presin Berishën President, por nuk do ta shohin. Unë kam qenë President. Në këto ndryshime që janë bërë unë i qendroj premtimeve në fushatë elektorale. Si Presidenti nuk do t’i mbaja do këto premtime”, vlerësoi Berisha.

"TOPI NUK NEGOCIOI ME MAZHORANCEN"
Në intervistën e tij, kryeministri Berisha analizoi dhe pozicionin e presidentit aktual, Bamir Topi, ku në veçanti theksoi faktin se “në SHBA Presidenti negocion nga mëngjesi në darkë , ndërsa ai në Shqipëri nuk negocion me mazhorancën. Merita e Presidentit është të negociojë dhe të gjejë ekuilibrat mes pozitës dhe opozitës. Presidenti i Republikës, sa vuri ndenjëset në atë karrike i ndërpreu mardhëniet me mazhorancën. Unë prisja të ishte negociator dhe nuk duhet të mendonte se do të shtynte duke iu kundërvënë mazhorancës”.

21 JANARI
“21 janari ishte një ngjarje e trishtueshme dhe një tentativë për të marrë pushtetin dhe që u zhvillua në sytë e gjithë botës. E rëndësishme është që gjatë gjithë kësaj periudhe është pritur dhe ka një komision parlamentar. Nuk dimë asgjë përsa i përket hetimi për 21 janarit dhe nuk ka asnjë të dhënë për autorët, sponsorizuesit e ngjarjes. Askush nuk mund të mohojë se një Kryeministër u rrethua dhe se u përdorën format e dhunës. Ka një zinxhir pafund faktesh dhe shqiptarët folët për këtë ngjarje në 8 maj. Veridikti i shqiptarëve bëri që të nxirren në vendimet e duhura që solli marrëveshjen mazhorancë opozitë. Për zgjedhjet e 8 majit foli edhe Komisioni i Venecias”, deklaroi Berisha.

"OPOZITA NË FAZËN E KURBANIT"
“Opozita është në fazën e Kurbanit. E bëri Islamin kurban dhe e ka kërkuar punën e përbashkët çka do të thotë se jemi në pozita të përbashkëta. Përbërja e KQZ? Një opozitë që sulmon çdo ditë gjykatësit, si do të pranojë anëtarë të gjykatës në KQZ?!... Kushtetuta nuk i lejon gjykatësit të kenë pozicion tjetër. Sistemi zgjedhor? Nuk pranoj asnjë ndryshim kushtetues. Sistemi aktual është një meritë e përbashkët me Edi Ramën, i cili përjashton disa pasoja gjeografike. Kërkesat për ndryshime, janë gjëja më joserizoe se ndryshimi i kushtetutës çdo 3-4 vjet. I bëmë disa ndryshime kushtetuese, megjithëse Rama është penduar. Unë jam një ish-president ku për aq kohë sa kam qenë aty kam zbatuar ligjet kushtetuese. Kushtetuta shqiptare është thellësisht demokratike”, vuri në dukje Kryeministri.
Gjithashtu, duke u ndalur në bashkëpunimin mes PD-PS për realizimin e reformës zgjedhore, kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e mazhorancës për të pranuar propozimet e opozitës mbi këtë çështje. “Opozita ka pranuar votimin elektronik dhe garantoj se do ta ketë, ka pranuar për ti dhënë mundësi emigrantëve për të votuar. Ajo po ecën në frymën e përpjekjes për bashkëpunim. Dhamë konsensus për Avokatin e Popullit. Po ecet në normalitet demokratik”, u shpreh ai.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat