1663170832_LulzimBasha.png

Ndërkohë që Sali Berisha ka uruar ekstremisten e djathtë Giorgia Meloni, Lulzim Basha,ish-kryetar i PD-së, si dhe Partitë Popullore, që përfaqësojnë të djathtën në Europë, kanë uruar vetëm partinë ‘Forza Italia’ e Silvio Berlusconit.

‘Urime Forza Italia dhe koalicionit të qendrës së djathtë për fitoren dhe një dëshirë e sinqertë për punë të mbarë për përgjegjësinë e ndershme të qeverisjes së një vendi me të cilin na lidh një marrëdhënie e vërtetë dhe e thellë. Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila është artikuluar gjithmonë në një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë europian.’- shkruan Basha.

Basha ka ndarë edhe postimin e Partive Popullore Europiane të cilat urojnë partinë ‘Forzza Italia', për të cilën shpresojnë se do të udhëheqe qeverinë e ardhshme të Italisë.

'Urime për ‘Forza Italia’! Italia është një spirancë për Evropën dhe partia jonë një busull për vlerat pro-evropiane. Ne kemi besim se Forza Italia do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme në një rrugë që i shërben interesave më të mira të popullit italian si pjesë e një Evrope të fortë dhe të qëndrueshme.' shkruajnë Partitë Popullore Europiane.

 


Lajmi kryesor:

Bashkimi Evropian, i trembur nga fitorja e Melonit në Itali, opozita shqiptare 'në ekstazë': Simbol i vlerave të mëdha