Lideri strategjik i opozitës, Sali Berisha, vazhdon të bullizojë gazetarët që denoncojnë abuzimet dhe korrupsionin e tij. Pavarësisht urdhrit të këshilltarëve të huaj që i kanë kërkuar lidershipit të PD-së që të mbajnë një sjellje “miqësore, qetësuese dhe familjare”, gjatë gjithë fushatës elektorale, duke shpresuar që njerëzit të harrojnë disi shpirtin e tij agresiv dhe të dhunshëm, plaku Berisha nuk përmbahet në natyrën e tij të vërtetë. Bashkë me dhëndrin e tij , Jamarbër Berisha, që i pandërgjegjshëm ndaj asaj që i ndodh përreth vazhdon të zbatojë verbërisht urdhrat e kapofamiljes, ka ndërmarrë sërish fushatën e tij të bullizimit kundër Carlo Bollinos, duke shpërndarë në internet një video ofenduese me aludime raciste, e shoqëruar si zakonisht me shpifje, pavërtetësi dhe kërcënime.

Foto e shkëputur nga video e postuar nga Sali Berisha në rrjetin social 'Facebook'

“Fakti që unë jam i huaj, për familjen Berisha vazhdon të jetë një faj" – tha gazetari që prej 28 vitesh jeton në Shqipëri duke pasur dhe nënshtetësinë shqiptare, - "kësaj i shtohet edhe urrejtja që ushqejnë ndaj meje vetëm për faktin që jam gazetar i lirë që në 41 vite profesioni nuk i është bindur kurrë për të gënjyer për asnjë forcë politike. Dhuna ndaj meje që jam italian dhe gazetar, do të duhej t’i përkiste vetëm të kaluarës komuniste të këtij vendi, kur të huajt dhe gazetarët e lirë ishin armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës, që sulmoheshin pikërisht me kërcënime dhe me shpifje. Sali Berisha dhe shërbëtorët e tij vazhdojnë të ripropozojnë të njëjtën kulturë edhe sot, në 2021. Për fat të keq, nuk ka komunist më të keq se një antikomunist”

Në të njëjtën orë kur Sali Berisha dhe familja e tij bullizonte Carlo Bollinon, Lulzim Basha duke u propozuar si kryeministër i ardhshëm dhe motor përmirësimi i politikës shqiptare shkruan në faqen 17 të autobiografisë së tij: "Shqipëria sot nuk është më  as ajo e vitit '90, as e vitit 2005. Kane kaluar tri dekada dhe emergjenca per ta rikonceptuar angazhimin politik është sot me e madhe se kurre. Njerezit i kane rritur pretendimet ndaj politikes dhe ne kemi nevoje per nje kthim ne nje shtrat normal  politike, jashte flirtim me te keqen, me banalen, me vulgaren madje dhe me diktatorialen..." .

"Karlo (Bollino) malavita  vaffanculo, fati i hajdutit të pret"  të shkruara dhe të ulëritura nga Sali Berisha, konfirmojnë se sa premtimet për normalitet “pa vulgaritet” të thëna nga Lulzim Basha, janë me të vërtetë të sinqerta.

POST SCRIPTUMSi përherë Sali Berisha gënjen pa turp bashkë me dhëndrrin e vet Jamarber Berisha qe ende duhet të justifikojë origjinën e dhjetra miliona eurove me te cilat ka ndërtuar 20 kulla ne qendër të Tiranës. Toka mbi te cilën do të ndertohet redaksia e Report Tv eshte marre me qira nga shteti sipas gjithe procedurave ligjore qe kanë zgjatur mbi 4 vjet. Por mbi te gjitha: nuk eshte aspak e vertete qe pronaret e kane dhuruar atë tokë bashkisë''per të ndërtuar nje shkollë", thjesht pse ajo tokë nuk ka qene kurre e asnje pronari,  por e shtetit. Kjo e vërtetë e thjeshtë provohet nga fakti qe ngjitur me sipërfaqen ''e dhuruar" eshte nje trotuar 300 metra katore" qe Jamarber Malltezi e ka pretenduar t’i kthehej bashke me 63 ish pronaret. Pse nuk e ja ka dhuruar bashkise edhe këtë shirit, duke lene keshtu "shkollën imagjinare" pa rrugë per akses?

Familja Berisha te beje publike aktin e dhurimit te tokes . Ndryshe do te pergjigjen në gjykatë ku i pret denimim i dyte per shpifje.