Ish-kryeministri Sali Berisha, i rrëzuar 7 vite më parë nga pushteti, është kthyer në fabrikën më të madhe të dezinformimit, trillimeve dhe mashtrimit në Shqipëri, në funksion të interesave politike. Ai është kthyer tashmë edhe në një personazh qesharak, ndërsa gënjeshtrat i janë kthyer në një rutinë të përditshme. Përmes llogarisë së tij në Facebook dhe marifetit ‘qytetari dixhital’, Berisha prodhon çdo ditë një numër të konsiderueshëm mashtrimesh, disa nga të cilat janë kaq flagrante, vulgare dhe qesharake saqë nuk mund të kalojnë pa u vënë re. E tillë është edhe kjo foto e publikuar një ditë më parë nga Sali Berisha, në faqen e tij zyrtare në Facebook, me përshkrimin “bujqësia intensive ‘medicinale’ e Edvin Drodës’, duke denoncuar kultivimin e kanabisit, i cili sipas tij ka zëvendësuar bujqësinë në Shqipëri.

Por, nga një verifikim i thjeshtë rezulton se Berisha e ka kopjuar foton në internet, duke e paraqitur si një realitet shqiptar. Origjina e kësaj fotoje është krejt tjetër. Fotoja është publikuar që në vitin 2017 nga një portal në Bosnje, konkretisht nga “radiosarajevo.ba”, linku: (https://radiosarajevo.ba/vijesti/crna-hronika/suad-uzgajao-marihuanu-skrivenu-u-kukuruzu/267073).  Kjo foto është botuar gjatë një raportimi të një aksioni policor kundër kultivimit të drogës. Fotoja paraqet kultivimin e kanabisit me një arë me misër në Bosanska Krupa, komunë në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Megjithatë, Berisha e ka kopjuar si dhe e ka publikuar në faqen e tij, duke e paraqitur si bujqësinë shqiptare nën qeverisjen e Edi Ramës. Nuk kemi të bëjnë thjeshtë me bllofin e radhës, por me një fabrikë dezinformimi të qëllimshëm. Më parë, Sali Berisha një avion të rrëzuar në Britaninë e Madhe e ka paraqitur si një avion droge të rrëzuar afër Gjadrit në Lezhë, një foto në Ukrainë e ka paraqitur sikur është në Malësinë e Madhe etj., çka tregojnë seriozitetin dhe besueshmërinë e ish-kryeministrit.

 Fotoja e publikuar nga Berisha në Facebook ku denoncon kanalizimin e bujqësisë shqiptare 

Fotoja e publikuar tre vite më parë nga portali “radiosarajevo.ba” gjatë një raportimi të një aksioni anti-drogë