Berisha ia 'dedikon' konferencën e fundvitit Yuri Kimit: Guvernatorja, e përfshirë në korrupsion, mashtroi qeverinë e saj për mua, manipuloi historinë

TIRANË- Vëmendjen kryesore të konferencës së fundvitit nga selia blu, Sali Berisha ia ‘dedikoi’ konfliktit të tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë shpallur ‘non grata’. Ish-kryeministri duke shigjetuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, e etiketoi atë gjatë gjithë kohës si guvernante, dhe ka hedhur në drejtim të diplomates akuza shumë të forma si dhe si të përfshirë në korrupsion.

‘Në këtë përpjekje do të nxi në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës. Bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për ti diktuar opozitës kryetarin.’- u shpreh Berisha.

Berisha nuk u ndal me kaq dhe sërish sulmoi, diplomaten amerikane Yuri Kim, duke e akuzuar se ajo ka falsifikuar në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.

‘Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë. Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë.’- u shpreh Berisha.

Vitin që po lëmë pas Sali Berisha e konsideroi edhe si vitin që shkatërroi përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend. Ish-kryeministri, drejtues i Rithemelimi të PD-së tha se ‘Reforma e Sorosit’ përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi.

‘Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe ndarjen e PD-së duke thënë se nuk e ka përdorur asnjëherë për interesin personal. Sa i përket bashkimit të opozitës, Berisha thotë se Rama po përdor disa deputetë siç bënte me Bashën.

Berisha po ashtu mori në mbrojtje Gazmend Bardhin pas përplasjes që pati në seancën e fundit plenare për vitin 2022 me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se pati reagim të padenjë ndërsa akuzat për pazar me qeverinë lidhur me avokatin e Popullit dhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ia adreson vetëm Enkelejd Alibeajt. Sa i përket përpjekjeve për bashkimin e PD, Berisha tha qartë se nuk ka nxjerrë asnjë deputet nga selia blu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Berisha merr në mbrojtje Bardhin: Shpërthimi i Ramës ndaj tij, i padenjë! S’kemi përjashtuar askënd nga godina e selisë blu

 

Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazmend Bardhin pas përplasjes që pati në seancën e fundit plenare për vitin 2022 me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për media, Berisha tha se pati reagim të padenjë ndërsa akuzat për pazar me qeverinë lidhur me avokatin e Popullit dhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ia adreson vetëm Enkelejd Alibeajt.

Sa i përket përpjekjeve për bashkimin e PD, Berisha tha qartë se nuk ka nxjerrë asnjë deputet nga selia blu.

“Përveç Alibeajt nuk di ndonjë tjetër që i ka mbështetur tezat. Shpërthimi i Ramës ndaj Bardhit, i padenj2ë lidhej pikërisht me këtë, me faktin që nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së realizuar. Nuk merrem kush e dakordësoi por ishte e sigurt, Dvoranit iu premtua se do votohej. Po kështu u bë e qartë se kandidatura për Avokat të Popullit do ishte Ilir Ismajli, gjë si grup kishin preferencë për Ledio Brahon, ndaj dhe Rama shpërtheu. S’besoj se ishte Gazi autor në atë marrëveshje. S’di asnjë deputet që të ketë mbështetur Dvoranin.

Asnjë deputet nuk është nxjerrë nga selia. Ne nuk kemi përjashtuar askënd nga godina, të gjitha ata që nuk vijnë e kanë me dëshirë”, tha Berisha.

Ora 13:05
Berisha: Ka një opozitë që Rama e përdor si vegël, e parëndësishme! Respektoj ata që mbajnë qëndrime parimore

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndarjen e PD duke thënë se nuk e ka përdorur asnjëherë për interesin personal. Sa i përket bashkimit të opozitës, thotë se Rama po përdor disa deputetë sic bënte me Bashën.

“Mendoj se i gjithë veprimi pavarësisht se cfarë ngjyre duam t’i japim ka qenë shpëtimtar për PD, nuk ka qenë e nuk ka patur asgjë për interesin tim personal. Interesi im personal ishte tjetër, të përqendrohesha me të gjithë potencialin tim në betejën kundër mafies dhe Sorosit. E vërteta është që ndonëse modeste, por hapat në atë drejtim nuk munguan dhe rezultatet nuk munguan. Është e vërtetë që Rama siç ka përdorur Lul Bravën, po përdor pasardhësin e tij. Opozita e Bashës bëri lista për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe në fund rezultati ishte tallje e përqeshje për ta. Në fund u arrit marrëveshja pa pyetur deputetët që do votohej në parlament Ardian Dvorani se këtë donte Edi Rama dhe këto u premtuan. Kjo është tallje se e vërteta mund të kenë pranuar 1-2 vetë, të tjerët se pranonin Dvoranin. Ka një opozitë që e përdor si vegël Edi Rama, por është e parëndësishme. Në tërësi deputetët përpiqen të mbajnë qëndrime parimore”, tha Berisha.

Ora 13:00
Pakoja e Madhe e Qeverisë për inflacionin, Berisha: Pilulë elektorale, pse nuk jep rrogën dhe pensionin e 13-të? Ata duan të vjedhin

 

Një pilulë elektorale e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha paketën e Qeverisë anti inflacion që pritet të shpërndahet në ditët e para të janarit.

“Pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krah çmimeve stratosferike me të cilat përballen pensionistët dhe grupet e tjera. Të paktën të ketë rrogën e 13 dhe pensionin e 13, që kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këta duan të vjedhin. KLSH ka gjetur që në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lekë. Kaq sa jep ky nuk është as 1 /15 e vjedhjes. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim”, tha Berizha. 

Ora 12:41
Berisha sulmon sërish Yuri Kim: E barazoi veten me Lindita Nikollën

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke e theksuar se ajo ka falsifikuar në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.

‘Ky ishte një vit i ngarkuar. Po kështu ky ishte viti i 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Nuk kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim për 100-vjetorin.

Ajo për një vit me radhë mbajti flamurin e cancel kulture. Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.

Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë. Nxorën figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla si kremtues. U përpoq të manipulonte me çdo mënyrë vizitat e ish-personaliteteve, por që dështoi.

Së fundmi, porositi një dokumentar të tipit socialist, të realizimit socialist, ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 1991. E kuptoni vetë. Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori.’- u shpreh Berisha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/12/2022 02:48

    Shikoni me kujdes si perpiqet te percaje,duket dhelpra plake e ka kuptuar qe Bardhi eshte hallka me e dobet e zinxhit dhe po i ben lajkat e rradhes.Alibeaj nuk ka per ta pranuar kurre Berishen si kryetar,prandaj po perpiqet t'a izoloje.Sa per pjesen tjeter qe flet per amerikanet, humori i rastit per Vitin e Ri.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 30/12/2022 17:43

    Akoma gjall kokrra hajvanit. Po pse mor legen ka ngen amerika te merret me monstra si puna jote,amerika non grata shpall me qindra ne dit.

    Përgjigju
  • Bardhyl: 30/12/2022 16:57

    Kaq absurd je ne argumentime sa qe shikon nje idiot te flase per mencuri.Si e mendon kaq te mefshet ameriken e shtetin amerikan per te njojtur Kim?Si munde te mendosh se ajo eshte kompromentuar etj etj idiotizma qe hamendson ti berisha,O zot kur ky popull do shpetoj nga berisha e soji i tij?PSE kaq pa fat shqiptaret se cdo here do te gjendet nje idiot qe do vendose per fatet e ketij kombi?Jemi shume popull emocional dhe shume kollaj per te precipituar te negativja.

    Përgjigju
  • Ledi: 30/12/2022 16:00

    Koference pa pik kuptimi ,por vetem vazhdim I linjes se mashtrimit te njeriut me genjeshtar ,me hajdut dhe me krimmel ne historine e shtetit shqiptar.Nuk e kupton qe populli te urren me gjithe shpirt per te keqijat qe i ke sjell ketij vendi?Juri Kim eshte perfaqesuese e zotit Baiden ,dhe nuk e njeh korrupsioin por vetem e lufton ate.Me mire largohu se je bere I neveritshem dhe tani ne fund viti Kur njerezit e mire japin vetem urime ,kurse ti mallkime ofendime

    Përgjigju
  • Ascaris: 30/12/2022 13:51

    Ky butak parasit, mendon se shkruajti histori!!! Haha, nuk arrij tkuptoj se c element social eshte ky gjesend i neveritshem? C hale sociale pllenon me kto degjenerime bio-sociale?

    Përgjigju
  • Meri: 30/12/2022 13:35

    Ne të njohim jo vetëm qe je I korruptuar por,je mafjoz dhe kriminel më i rrezikshëm i të gjitha kohërave,qe nga ekzistenca e shqipērisë.Ke vrar e zhdukur njerzë të pafajshëm,për të mbajtur pushtetin me forca,e për të fshehur vjedhjet dhe krimet që ke bër.Je nji kacer i pashërushëm për shqipërin.

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/12/2022 12:54

    O Sali Gèrdeci. Shqiptarèt, do pèrjetojnè FISHEKZJARRE GÈZIMI NÈ ZEMÈR, nèse soji yt hajdut dhe tradhtar, me kuç e maç vrasès Gèrdeci, tè pèrgjigjeni para drejtèsisè dhe tè ktheni gjènè e vjedhur deri nè qindarkèn e fundit. Njeri i pèshtirè.!!!

    Përgjigju
  • LALI JEFKU: 30/12/2022 12:33

    O die zi kriminel hajdut Sali bajga a e hodhe në gjyq Zotin Blinke me avokati Francez ? ? ? Apo ai muhabeti u harua o murtaj e zez. Po ti ske as burrëri e es dinjitet o maloku pështir.

    Përgjigju
  • gjergji: 30/12/2022 12:31

    Yuri KIm ben ze cfr i thote Departimenti Amerikan,mos u kap kot nga asgjeja,ato kane dicka qe jane kapur pas teje,thjeshte duhet presesh sa te vije radha,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja