Berisha: Presidenti serb sheh shqiptarët si terrorist! Rama dhe Vuçiç kërcënuan Kosovën, i frenoi NATO

 

Berisha nga Dibra iu referua edhe marrëdhënieve të Ramës me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ai i paraqet shqiptarët si terroristë.

“Vucic na paraqet ne si terrorist. Shqiptarët po terrorizojnë serbet. Serbët po torturohen thotë ai. Ose NATO ti ndalë ose do ti ndalim vet. Unë ju them se nuk ka minoritet më të mbrojtur sesa minoritet serb në Kosovë.

Të gjitha organizmat ndërkombëtare e mbikëqyrin. Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin e tyre me fondet e qeverisë shqiptarë kemi investuar për ta. Kush po e kërcënon minoritetin serb, Vuçiç dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Vuçiç është vëllau i Edi Ramës.

Edi Rama u bë avokati i tij në samitin e NATO-s. Jo i tha shteteve të NATOs mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet e Rusisë”, u shpreh Berisha.

Përveç 45 Shqipëria është më vasale se kurrë e Beogradit dhe të vjen turp sesi qeveria jote bëhet një shtojëse e qeverisë së Beogradit. I një Beogradi që ka armiqësi. Ky (Vuçiçi) është Putin i Vogël po është kaq i vogël po aq paranojak po aq mizor, s’ka armët e tij po… Ia thanë dhe gjeneralët e tij.’- tha Berisha.

 


Lajmi kryesor:

Berisha në Dibër flet njësoj si Meta: Rama dhe Vuçiç kërcënuan Kosovën, i frenoi NATO! Rreziku qëndron mes nesh si 'Shpata e Demokleut'


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja