Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se milionat e eurove sot në Rinas u grabitën nga bandat e partisë në pushtet, ndërsa shton se do të përdoren në fushatën elektorale. "Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit. Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion.
Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir! Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet. Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme" thotë Berisha.
Lajmi kryesor:
Grabitja në Rinas, opozita: Qeveria ua hapi vetë rrugën! Lleshaj: Lufta nuk do të ndalet









