Berishën e kritikon edhe ‘amerikania e fundit', Evi Kokalari: Tregohu i prerë me Jozefinën e të tjerët që s’e duan PD-në konservatore! Një mesazh për Topallin

Berishën e kritikon edhe ‘amerikania e fundit', Evi Kokalari: Tregohu i prerë me Jozefinën e të tjerët që s’e duan PD-në konservatore! Një mesazh për Topallin

Berisha dhe Kokalari

Aktivistja  Evi Kokalari, e cila për një periudhë ishte shumë aktive pranë Sali Berishës në ‘operacionin’ për t’i marrë PD-në Lulzim Basha, pas rikthimit në SHBA tashmë ka shumë kritika edhe ndaj kryetarit të saj. Në një postim së fundmi Kokalari ka kritikuar qëndrimin e Sali Berishës gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar, ku ka kërkuar që ish kryeministri të mbante qëndrim të prerë mbi pikëpamjet e PD-së.

“Dje, ne mbledhjen e kryesisë paska pasur debat te fortë nëse duhet thënë PD Konservatore ne materialin e Kodit të Sjelljes, Etikës dhe Integritetit apo jo. Nga një anë ka qenë Edith Harxhi që vazhdon e vetme në kryesi të luftojë për konservatorizëm, nga ana tjetër Enno Bozdo (kam shumë rezerva për këtë individ), Albana Vokshi, Belind Kelliçin dhe Josefina Topallin që thoshin që PD është pjesë e EPP. Ne fund ka insistuar Berisha dhe përfundimi ka qenë të lihet “parti konservatore e qendrës”. Çfarë kuptimi ka ‘konservatore e qendrës” Zoti e di? Kjo në vetvete nuk qëndron dhe duket qartë qe është një tentative për t’i bere qejfin të gjitha palëve. Gabim!! Tashti me Belind Kelliçin nuk merrem me sepse ai nuk ka arritur asgjë politikisht me meritokraci. Kryetar te Forumit Rinor e bene ata qe donin t’ja merrnin Kryesine Saljanit dhe ti hiqnin kontrollin Bashës. Deputet e bëri Basha mbas lëpirjeve që vetëm një njeri pa karakter mund ti bej. Pra, as zgjedhjet nuk fitoi por u fut me listat e mbyllura. Tashti po i lëpihet Shkëlzenit, a thua se kjo do e nxjerr në dritë”, shkruan Kokalari.

Kokalari e ka edhe një mesazh për Jozefina Topallin.

“Dy fjale për Jozefinen: Nëse ke vendosur te behësh pengese për një PD konservatore, dua të të kujtoj se vjet, kur braktise PD-në, dhe hape me vrull dhe besim te madh partinë tënde, pamë qartë sa të vlen lëkura (politikisht them). Dhe ne Shkodrën legjendare qe duhet ta kishe tendën, more vetëm 900 vota. Dmth, Shkodra qe mbahet nga qytetet me konservatore ne Shqipëri, s’ka pike besimi tek ty. Me qe je eksperte e braktisjes se partive, (1- braktise PD-në për partine tende, 2- braktise partine tende për PD-në), konsidero një braktisje te fundit sepse lufta jote kundrejt një PD konservatore do të dështoj”, shkruan ajo,

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kthetra fashiste: 27/09/2022 13:27

    Per Kokalarin kane thene se ka qene e martuar me nje grek te Agimit te Arte. Atehere nuk eshte cudi qe ajo nuk eshte e kenaqur me nje PD te qendres se djathte. Ndoshta enderron qe t’a shtyj PD-ne drejt ekstremit te djathte sic eshte Agimi i Arte. Vetem ne Albanistan lejohet dikush me nje te kaluar te atille te kete ndikim ne partine me te madhe opozitare.

    Përgjigju
    • Epeiros: 27/09/2022 13:38

      Kujdes! *******

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Koncert me valle popullore në samitin e BE, liderët europinë shijojnë traditën shqiptare

Koncert me valle popullore në samitin e BE, liderët europinë shijojnë traditën shqiptare