As mobilizimi i Rithemelimit nuk e shpëtoi dot Sali Berishën në betejën ligjore me drejtësinë për aferën Partizani.
Në një takim me kryetarët e degëve të Rithemelimit u ka kërkuar që të përgatiten për mosbindje civile, madje u la porosi që të angazhojnë anëtarësinë, militantët dhe rininë.
“Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme. Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive. Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.
Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli. Por ama revolta duhet të jetë revoltë. Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi”, tha Berisha.
"Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për të angazhuar anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, të rinjtë në veprim pa kthim, në betejë pa kthim. U takon ju në rrethet ku jeni, në degët ku jeni, të studioni pikat më nevralgjike dhe të merrni veprimet dhe qëndrime bllokuese. Me asgjë nuk tërhiqemi ne. Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli. Por ama revolta duhet të jetë revoltë. Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi. Cilido që e ndjen veten të lirë, i themi se liria e tij është kallp. Megjithatë, ta gëzojë po të dojë. Por ata që kanë bindjen politike se pluralizmi politik është jetik, është vendimtar për një komb, për një familje, për një shoqëri që të ecë përpara, duhet të bashkohet me ne. Duhet të bisedojmë, t’i ftojmë."
Në fjalën e tij Berisha sulmon sërish SPAK-un.
“Ekip drejtues i forcës politike që aktualisht është shpresa e vetme për të shpëtuar këtë situatë, demokratët dhe populli opozitar pret nga ne një udhëheqje të vendosur, një mosbindje civile që Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë.
Nuk ka më kohë tjetër, akt tjetër, vendim tjetër përveç mosbindjes civile më të fuqishme që ka njohur ky vend në historinë e vet. Nëse nuk duam që votat të na i numërojnë Bajrët, të na i numërojnë bandat tjera dhe ne të mashtrojmë shqiptarët se do e mundim Edi Ramën. Nëse nuk duam që pushtetet e parlamentit të kalojnë të gjitha në duart e Edi Ramës, nëse nuk duam që hanxharët e krijuar në institucionet sot, SKAP-i është një organizatë kriminale absolutisht pa asnjë ndryshim nga hetuesia e Sigurimit të Shtetit. Por jo në bazë ideologjie, se ata e bënë mbi bazë ideologjie se armiku i klasës duhet zhdukur, kurse këta mbi bazën e bandave, ryshfetit, mbi bazën e vrasjeve. Nuk ka më, asgjë nuk duhet të na pengojë ne në asnjë akt të mosbindjes civile për të bllokuar këtë regjim”, tha ai.
Sali Berisha eshte nje Sociopat i lindur (Antisocial personality disorder) Një Sociopat është një person me çrregullime personaliteti që manifeston qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale. Njihet gjithashtu si çrregullimi i personalitetit antisocial (ASPD). Disa tipare të një sociopati janë manipulimi, mashtrimi, agresioni dhe mungesa e ndjeshmërisë për të tjerët.. Me nje fjale Sali Berisha eshte nje fatkeqesi per Shqiperine.
Përgjigju