TIRANË- Në nisje të këtij viti të ri, ish- kryeministrit Sali Berisha duket se nuk i ka nisur shumë mbarë.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale me denoncime nga më të ndryshme, por duket, ose është e qartë që faqet e tij administrohen nga dikush tjetër. Të shumë janë komentet në profilin e tij, por duket se ashtu siç janë dhe denoncimet, ka edhe profile 'fake'. Stafi i tij në vend të komenteve në adresa të tjera të Facebook që kanë në administrim, kanë harruar dhe kanë komentuar me llogarinë e Berishës.

Përfundimi? Berisha ka uruar veten e tij. Megjithatë, ajo çfarë është më epike në këtë foto është komenti i një prej ndjekësve të Berishës.

“Sali Berisha, ju tani po uroni doktorin…dmth veten tuaj se s’po kuptojmë asgjë. Më duket administratorit të FB akoma si paska dalë pija,”- shkruan komentuesit.

 

Postimi në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha