/ATSH-ANSA/ - Liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë franceze, gjermane apo evropiane, pasi ato i takojnë çdo njeriu kudo ku ka lindur dhe kudo ku jeton, deklaroi sonte presidenti gjerman, Joachim Gauck në manifestimin kundër islamofobisë që u zhvillua në Berlin, në prani të të paktën 10 000 personave dhe të kancelares, Angela Merkel.

"Liria dhe të drejtat e njeriut janë universale. E kundërta e fondamentalizmit dhe e atyre që në emër të Islamit bëjnë vepra kriminale është demokracia, respektimi i të drejtave dhe ruajtja e tyre", theksoi Gauck.

"Ne jemi Gjermania", tha në fund të fjalimit presidenti Gauck.