BERLIN, 19 shtator /ATSH-AFP/ - Gjermania, destinacioni kryesor evropian i azilkërkuesve, do të ashpërsojë politikën e pritjes ndaj imigrantëve të Ballkanit pasi Dhoma e Lartë e parlametit, Bundesrat i hapi dritën e gjelbër kësaj mase.
Gjermania do të lehtësojë riatdhesimin e azilkërkuesve që vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina duke konsideruar se këto tre vende janë të sigurta dhe se nuk ka padrejtësi, tortura, dhunë arbitrare, trajtime çnjerëzore dhe poshtëruese.
Por disa shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënuan këtë vendim duke shpjeguar se pjesa më e madhe e azilkërkuesve që vinin nga këto tre vende janë romë që janë diskriminuar në vendet e tyre.
Projektiligji kishte marrë tashmë dritën e gjelbër nga Bundestagu, Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman, por mungonte vendimi i Bundesratit, që përfaqëson shtetet rajonale (Landet).
Rreth 200 persona protestuan sot para Bundesratit kundër kësaj mase. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e justifikoi këtë projektligj nga nevoja për t'iu ardhur më mirë në ndihmë atyre që kanë vërtet nevojë, veçanërisht sirianëve, të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani pasi janë arratisur nga konflikti që ka përfshirë vendin e tyre./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com