Berlin, grabitje dhe të shtëna armësh pranë ‘Checkpoint Charlie’ (VIDEO)

Një mega operacion policor ka startuar në Berlin, fare pranë ‘Checkpoint Charlie’.

Sipas mediave gjermane, një burrë ka kryer një grabitje në ‘Starbucks’ dhe në rrugë janë dëgjuar të shtëna arme.

Policia ka izoluar gjithë zonën rreth kryqëzimit të ‘Friedrichstrasse’ e ‘Kochstrasse’ dhe është vënë në ndjekje të personit në arrati.

Checkpoint Charlie’, i krijuar në vitin 1961, dikur ishte një pikë kontrolli e rëndësishme e vendosur midis sektorëve Sovjetik dhe SHBA që ndanin Berlinin në dy pjesë.

Në pikën e kontrollit dikur lejohej kalimi i personelit ushtarak nga forcave aleate, personat e ndërlidhjes ushtarake sovjetike, personeli diplomatik dhe vizitorë të huaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla