BERLIN, 19 shtator /ATSH-DPA/ - Një fregatë e marinës gjermane që operon pranë brigjeve libiane shpëtoi rreth 400 refugjatë që ndodheshin në një varkë prej druri.
Imigrantët që u shpëtuan gjatë këtij operacioni ishin kryesisht nga Sudani dhe Eritrea.
Fregata është një nga dy anijet gjermane që operojnë si pjesë e programit të BE-së "EUNAVFOR Med", që filloi në qershor për të goditur trafikantët e migrantëve, për të frenuar vdekjet në det dhe për të ulur numrin e lartë të të ardhurve në Evropë.
"Rreth 2 620 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur këtë vit në përpjekje për të kaluar Mesdheun nga brigjet e Libisë për në Itali", sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
"Më shumë se 120 mijë persona kanë mbërritur në Irali këtë vit", theksoi IOM-ja./
/G.S/ a.jor.









