Nga Berlini, ku ndodhet në një vizitë me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche.
“Berlin, Gjermani. Në kuadrin e vizitës me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ishte edhe takimi me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Gjermania: Na jepni vend në tryezën e BE përpara se të na jepni veto! Shqipëria është gati të reformohet, por a është gati Evropa të bashkohet?!








