Koha po mbaron për Greqinë për arritjen e një marrëveshjeje për reformat me kreditorët e saj dhe nuk do të ketë më tej financim pa një marrëveshje, i deklaroi gazetës më të shitur gjermane "Bild", kreu i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), Klaus Regling.
"Ka mbetur shumë pak kohë", tha Regling.
"Prandaj po punojmë ditë e natë për një marrëveshje. Pa marrëveshje me kreditorët Greqia nuk ka për të marrë kredi të reja", theksoi ai.
"Edhe mospagimi i një kësti ndaj FMN-së do të ishte gjë e rrezikshme. Kjo do të influenconte edhe te kreditorë të tjerë, siç jemi ne. Nga ana tjetër, fondi i shpëtimit mund t'i zgjerojë kreditë vetëm kur të realizohen reforma", shtoi Regling./ atsh/
/Shqiptarja.com