Berlin, sekretarja e Ambasadës së
Kosovës rreh ambasadorin

PRISHTINË - Ministria e Jashtme në Kosovë ka heshtur për skandale të shumta në misionet e veta diplomatike. Një i tillë i rëndë ka ndodhur më 2012. Sekretarja e Parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu pati sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

"Kohavisioni" ka siguruar së fundi ekskluzivisht korrespondencën zyrtare në të cilën Mirdita pati alarmuar Ministrinë e Jashtme, e kjo pati marrë masa ndaj të dyve. Musliu është motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Ish-ambasadori Vilson Mirdita është terrorizuar nga motra e deputetes së PDK-së në Kuvend, gjatë gjithë kohës së shërbimit në këtë ambasadë. Në një seri komunikimesh zyrtare, ambasadori Mirdita ankohej vazhdimisht në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për sjelljet e sekretares së parë, Fatmire Musliu. Në to shpjegohen në detaje se si Musliu shpërfillte hierarkinë dhe punonte me kokën e saj, duke e vënë misionin diplomatik shumë herë në pozita të lakueshme.

Acarimet e vazhdueshme patën kulmuar me sulmin fizik të Musliut ndaj ambasadorit Mirdita. Burime të shumëfishta i kanë konfirmuar KTV-së se Musliu vazhdon të mbetet personi kryesor në ambasadë, e ka sjellje të këqija me të gjitha palët e mundshme.

Ndërkohë gjatë ditës zëdhënësi Behrami, i ka konfirmuar KTV-së se Musliu në bazë të rotacionit do të mbartet në Konsullatën e Kosovës në Shtutgard. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën