Berlin-Thaçi takon Ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeie


PRISHTINE, 24 Nëntor /ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se është takuar me Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier me te cilin kane diskutuar për nënshkrimin e MSA-së dhe hapat e ardhshëm për partneritet.
Z/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi në statusin e tij në Facebook pasditen e së martës njofton se po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin.
"Në Berlin, me Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier diskutuam për historinë që e bëmë bashkë me nënshkrimin e MSA-së dhe hapat e ardhshëm që duhet t'i përmbushim në partneritet. Gjermania mbetet shtyllë e sigurisë dhe garantuese e integrimit tonë në Europë. HTH" shkruan Thaçi, teksa ilustron takimin me një foto nga ky takim./(Foto: Astrit Ibrahimi).
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai