Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në qendrën tregtare aziatike Dong Xuan, në Berlin. Flakët e pakontrolluara kanë përfshirë 5.000 metra katrorë të Asia-Markt.
Sipas zëdhënësit të brigadës zjarrfikëse, në terren ndodhen më shumë se 200 njësi që po përpiqen të vënë flakët nën kontroll.
Fillimisht zjarri shpërtheu nga një konteiner dhekolona e madhe e tymit u pa nga të gjitha anët e qytetit.
Asia-Markt kohët e fundit kishte përfunduar në edicionet e lajmeve dhe ishte identifikuar si vendndodhje për trafikimin e të miturve vietnamezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Gjermani.
Komento