Edicioni i 65-të i Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit kurorëzoi me çmimin Ariu i Artë filmin “Taxi” të kineastit iranian, disidentit Jafar Panahi.
Realizimi i tij për shoqërinë iraniane, nëpërmjet lëvizjeve të një shoferi taksie, u duartrokit shumë në këtë festival, i cili është konsideruar si i ndjeshëm ndaj çështjeve politike.
“Kufizimet e detyrojnë shpesh treguesin të bëjë më mirë punën, por këto limite mund të jenë shpesh aq shtypëse sa dëmtojnë një projekt ose shkatërrojnë shpirtin e artistit.
Në vend që të shkatërrojë shpresën e tij dhe ta braktisë, në vend që ta pushtojë nervozizmi dhe zemërimi, Jafar Panahi ka shkruar një letër dashurie për kinemanë”, theksoi presidenti i jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, regjisori amerikan, Darren Aronofsky.
Gjithashtu dy ”Arinj të Argjentë” u ndanë edhen për regjisorin më të mirë. Një shkoi për rumunin, Radu Jude për filmin “Aferim”, dhe tjetri për polaken Malgorzata Szumoëska për filmin “Body”.
Gjatë këtij edicioni pjesë e prodhimeve kinematografike ishte edhe filmi “Burrneshat” me regji të italianes laura Bispuri. Në këtë film bazuar në librin e Elvira Dones për virgjëreshat e betuara, tregon këtë pjesë të një prej zakoneve të vjetra shqiptare, siç është kthimi i vajzave të pamartuara në meshkuj.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Jafar Panahi fiton "Ariun e Artë"">