"Berlinale 2015", kasti i “Burrnesha”
parakalon në tapetin e kuq 

parakalon në tapetin e kuq ">
Një nga premierat e diskutuara në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, “Berlinale”, është padyshim edhe filmi kosovar me regji të Laura Bispurit “Burrneshat”. Gjatë dhënies të premierës mbrëmjen e djeshme kanë parakaluar në tapetin e kuq I gjithë kasti I prodhimit kinematografik, ndër to edhe aktorja shqiptare Flonja Kodheli.

Ekranizimi i filmit “Hana” të shkrimtares shqiptare, Elvira Dones, ka ngjallur kuriozitet në Berlin, dhe kjo gjë është evidentuar edhe në konferencën për shtyp ku kanë qenë të pranishme regjisorja Laura Bispuri, aktorja italine Alba Rohrvvacher, aktorja shqiptare Flonja Kodheli dhe aktori Lars Eidinger. 

“Filmi rrëfen një histori që ndryshon në kohë,- tha aktorja italiane Alba Rohrëacher, që luan rolin e burrneshës Hana, -dhe që ndryshimi të ishte real duhej shumë mundim të hyje në botën e vërtetë të një pesonazhi që nuk e kisha njohur më parë”.

burrneshat premiere


burrneshat premiere


burrneshat premiere

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf