Berlini do të blejë avionë luftarakë amerikanë të tipit F-35

Berlini do të blejë avionë luftarakë amerikanë të tipit F-35

Avionë luftarakë F35

Gjermania ka në plan të blejë rreth 35 avionë luftarakë amerikanë të modelit F-35 dhe 15 avionë të tipit Eurofighter, tha të hënën një burim i parlamentit gjerman. Vendimi i Berlinit është pjesë e një përpjekjeje të madhe për të modernizuar forcat e armatosura në përgjigje të ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Avionët luftarakë të modelit F-35, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, do të ndihmonin në zëvendësimin e flotës disa dhjetëra-vjeçare gjermane të avionëve të modelit Tornado, sipas njoftimit të shtypit të konfirmuara nga burimi.

Avionët e modelit Tornado janë aeroplanët e vetëm luftarakë që kanë aftësi të mbajnë bomba bërthamore amerikane të stacionuara në gjermani dhe që janë pjesë thelbësore e NATO-s për parandalimin e konfliktit.

Avionët amerikanë F-35 konsiderohen si aeroplanët luftarakë më modernë në botë. Forma dhe shtresa e tyre e jashtme tejet unike e bën shumë të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.

Avionët e tjerë të modelit Eurofighter, që Gjermania planifikon të blejë, të ndërtuar nga një grup ku përfshihet edhe korporata evropiane Airbus, njoftohet se do të përdoren për operacione të tjera, përfshirë luftën elektronike dhe misionet e shoqërimit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua muajin e kaluar të investojë 112 miliardë dollarë në ushtrinë e vendit që nuk është financuar sa duhet për vite me radhë.

Rritja e shpenzimeve shënon një ndryshim të madh për ekonominë më të madhe të Evropës, duke ndryshuar politikën e saj për një profil sa më të ulët ushtarak, pjesërisht nga ndjesia e fajit nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore.

Pas vite kritikash, se Gjermania nuk po mbante një barrë të mjaftueshme financiare në aleancën ushtarake të NATO-s, Kancelari Scholz gjithashtu u zotua të shpenzonte në vit më shumë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, duke tejkaluar objektivin e NATO-s.

Ndryshimi i qendrimit gjerman u nxit nga rikthimi i luftës në kontinentin evropian pas ndërhyres ruse në Ukrainë me 24 shkurt, duke tronditur ndjenjën e sigurisë së Berlinit dhe nxjerrë në pah gjendjen e forcave të armatosura gjermane.

Por blerja e avionëve luftarakë amerikanë F-35 ngre pikëyetje lidhur me të ardhmen e një avioni të përbashkët evropian që Berlini po zhvillon në bashkëpunim me Spanjën dhe Francën.

I njohur si “Sistemi Ajror Luftarak i së Ardhmes” [Future Combat Air System (FCAS) ], avioni është planifikuar që deri në vitin 2040 të zëvendësojë aeroplanët e modelit Rafale të prodhimit francez dhe avionët gjermanë dhe francezë të modelit Eurofighter.

Në fund të muajit të kaluar, Kancelari Scholz u përpoq të zbuste frikën se projekti mund të bëhej i panevojshëm duke thënë se projekti i përbashkët evropian kishte një “përparësi absolute”.

 “Është e rëndësishme për mua, që ne të ndërtojmë gjeneratën e ardhshme të avionëve luftarakë dhe tankeve në bashkëpunim me partnerët evropianë”, tha ai. Por forcat e armatosura gjermane, të njohura si Bundeswehr, duhet të zëvendësojnë sa më shpejt flotën e avionëve të modelit Tornado, sepse ajo është vjetruar, shtoi Kancelari Scholz./ Marrë nga VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)