/ATSH-AFP/ - Gjermania theksoi sot se dëshironte të bashkëpunonte ngushtë për krizën e refugjatëve dhe atë të borxhit në Greqi me qeverinë e re greke që do të formojë kryeministri në ikje, Aleksis Cipras, pas fitores në zgjedhje.
"Sigurisht, qeveria do të punojë ngushtë dhe në partneritet me qeverinë e re greke. Ky propozim nuk parashikon vetëm kapërcimin së bashku të krizës së borxhit, por gjithashtu sfidat që ka sjellë situata me refugjatët", deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert.
Greqia është bërë këto javët e fundit pika kryesore e hyrjes në Bashkimin Evropian për imigrantët, veçanërisht civilëve të arratisur nga lufta në Siri nëpërmjet Turqisë.
/Shqiptarja.com