Tre shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të konsideroj draftin e propzuar nga BE si një projekt serioz dhe ta konsultoj atë me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ata janë kundër propzimit për një draft të ri dhe e shikojnë atë si një mënyrë për të shamngur detyrimet që Kosova ka për të qenë një shtet funksional dhe të përmbush pritshmëritë e saj për anëtrësimin në Këshillin e Evropës.
Letra e plotë:
Berlin, Paris dhe Romë, 15 maj 2024
Shkëlqesia e tij Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës Prishtinë
I nderuar kryeministër,
Faleminderit për letrën tuaj në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM). Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim xhentëlmeni”. Është një model…
Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi. Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.
Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.
Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj. /TEMA/