/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier i kërkoi sot Uashingtonit dhe Moskës të shmangnin faktin që angazhimi i tyre ushtarak në Siri të mos transformohej në një konflikt ruso-amerikan.
"Ne duhet të nxisim SHBA-në dhe Rusinë që angazhimet ushtarake respektive të mos arrijnë deri aty sa në fund të kthehen në një konflikt mes SHBA-së dhe Rusisë", deklaroi Steinmeier para Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Në fjalimin për bilancin e asamblesë së përgjithshme të OKB-së në muajin shtator, shefi i diplomacisë gjermane bëri të ditur dështimin e diplomatëve për të gjetur një terren në kuadër të zgjidhjes së konfliktit që ka përfshirë SIrinë që prej pesë vitesh.
Ai nënvizoi gjithashtu se ishte e qartë se duhej luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste dhe se zgjidhja për luftën në Siri nuk gjendej në fushën e betejës.