Silvio Berlusconi vazhdon që të besoj te Sedorf pas humbjeve në Seria A, por edhe pas eliminimit nga Atletiko Madrid në Champions League.

Pas humbjes së radhës me Parmën në kampionat, presidenti kuqezi deklaroi “Sedorf nuk është në diskutim, sado rezultatet negative që skuadra ka pësuar në ndeshjet e fundit. Holandezi do të jetë trajner i Milanit dhe për sezonin e ardhshëm”.

E ndërsa mbron ish-mesfushorin, Berlusconi ka drejtuar shigjetat nga Galiani “Kjo skuadër është ndërtuar keq. Në Champions League jemi eliminuar nga Atletiko Madrid, klub që shpenzon sa gjysma jonë. Në Itali vetëm Juventus harxhon më shumë se ne” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com