Tashmë është edhe zyrtare Silvio Berlusconi ka shitur Milanin tek kinezët.

Njoftimi është dhënë nga Fininvest nëpërmjet një komunikate në të cilën thuhet: Është firmosur një kontratë paraprake me Han Li që përfaqëson një grup investitoresh kinez dhe qeverinë e Kinës.

Në këtë mënyrë pas Interit edhe skuadra tjetër e Milanos pas negociatave të gjata behet kineze. Jepen edhe shifrat e kalimit të Milanit ne duart e kinezeve.

“Vlerësimi është 740 milion euro në total duke përfshirë këtu edhe 220 mln euro borxh që ka skuadra”.

Pas 30 vitesh nën drejtimin e Silvio Berlusconit dhe fitimit të dhjetëra trofeve skuadra legjendare tashmë ndërron pronar.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com