Berlusconi sulmon 5 Yjet: Italianët po ndihen si hebrenjtë kur u shfaq Hitleri!

Berlusconi sulmon 5 Yjet: Italianët po ndihen si hebrenjtë kur u shfaq Hitleri!

Silvio Berlusconi

“Njerëzit ndihen si hebrenjtë kur sapo u shfaq Hitleri”.

Silvio Berlusconi ka lëshuar një tjetër sulm tepër të ashpër ndaj Lëvizjes së 5 Yjeve.

Kur nuk ka kaluar ende 24 orë nga mbyllja përfundimtare e bisedimeve mes 5 Yjeve dhe qendrës së djathtë, udhëheqësi i Forza Italias e ka ende inatin me njerëzit e Grillos, pas sulmit të ditëve të kaluara.

Sulmi

“Në Itali po ndodh diçka vërtet e rrezikshme – tha Berlusconi nga “palco a Porzus” në Friuli ku në shkurt të 1945 u vranë 17 partizanë. – Një ditë më parë pyeta disa njerëz të cilët po i ndihmoja: “Si ndiheni përballë sjelljes së këtij grupimi politik, të kësja lëvizjeje që nuk mund të cilësohet si një parti demokratike?” Mu përgjigjën se ndihen si hebrenjtë kur u shfaq fillimisht Hitleri”.

Sipas ish-kryeministrit italian këto ditë është kryer “refuzimi i 4,5 milionë qytëtarëve që votuan demokratikisht dhe kjo nuk mund të ndodhë në një shtet të lirë” – shtoi ai.

“Mendoj se bëra mirë që u riktheva në fushë për të mbrojtur vendin përballë një rreziku të madh që po avancon” - tha Berlusconi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 25/04/2018 17:45

    Ky person e ka me hebrejet kumunistet han femijet i pelqejn femrat nen 18 vjece ka shum probleme ligjet si mund te votoin njerzit e ndershem per kte person.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja