Për modernizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka kërkuar nga Qeveria kosovare që të investojë në PTK, duke u bërë kështu pjesë e kompanisë me mbi 30 për qind të aksioneve.
Sipas KosovaPress, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka pranuar se kanë marrë një letër nga BERZH, por sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete.
Stavileci këto deklarata i bëri gjatë vizitës së tij në PTK.
Ndërsa, kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, tha se PTK ka më shumë nevojë për mbështetje profesionale dhe teknike, se sa financiare./atsh/