Besa bojkoton ndeshjen e fundit të kampionatit përballë ekipit të Tiranës në shenjë proteste ndaj ‘bluzave të zeza’ për gjykimin në fazën e fundit të kampionatit.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i ekipit të Kavajës, Nexhat Bizhdili në një prononcim për ‘Shqiptarja.com’.
“Në orën 13:00 zhvillova një mbledhje me stafin dhe vendosa që ndeshjen me Tiranën ta bojkotojmë, pasi ndaj ndesh janë bërë shumë padrejtësi . Arbitrat na kanë diskriminuar që pas ndeshjes me Laçin, na kanë mohuar më shumë se 10 pikë duke na zbritur nga kategoria” tha ai. Por kush janë urdhëruesit sipas Bizhdilit?
“Atë e dinë të gjithë se kush drejton arbitrat për veprimet kundër Besës, por për këtë do të flas një herë tjetër. Sot do të mbyllim me këtë hap, në vazhdim do të përshkallëzojmë veprimet” vazhdon më tej njëshi i klubit të Besës. “Nuk trembemi aspak nga dënimet që mund të marrim për këtë veprim, pasi më keq se kaq nuk ka se kush të shkojmë shumë”.
Në fund Bizhdili i jep përgjigje edhe pyetjes në lidhje me shpërbërjen e ekipit pas rënies nga kategoria. “Nuk është e vërtetë, ekipi është i plotë dhe kështu do të jetë edhe në edicionin tjetër. Nuk do të largohet askush nga Besa, pasi lojtarët janë nën kontratë” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com