Besa i rikthehet muzikës, së shpejti klipi “Folie”

Besa i rikthehet muzikës, së shpejti klipi “Folie”
Prej disa kohësh këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima i ka munguar muzikës me projektet e saj muzikore, por mesa duhet ka vendosur të rikthehet.

Nëpërmjet një publikimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Besa ka lajmëruar fansat dhe miqtë e saj se së shpejti do të publikojë klipin e saj më të ri.



“Shumë shpejt kënga dhe video ime më e re "FOLIE"...”, -është shprehur këngëtarja në Facebook.

Ajo nuk ka dhënë  më tepër detaje se titulli dhe një foto promovuese për këngën duke lënë gjithçka tjetër surprizë.



Jemi në pritje për të zbuluar nëse këngëtarja do të sjellë diçka ritmike për stinën e verës apo do t’ i qëndrojë besnike baladave.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

8/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re